Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
ne0.tr0jan
Posts: 1707
Joined: Mon Mar 21, 2005 11:24 pm
Location: Gjk'

Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by ne0.tr0jan »

po i postoj te kjo tem disa menyra kontraceptive qe te mbrojne nga shtatzania e paplanifikuar qe mund te ndodhe gjate maredhenieve seksuale midis partneresh.


Do te vendos menyra kontraceptive si per femra ashtu dhe per meshkuj, dhe po e filloj pak me femrat pasi ato jane pak me te komplikuara per nga sistemi riproduktiv. Do te keshilloja te gjithe qe nese vendosin te kene maredhenie seksuale per here te pare, te vizitojne nje gjinekolog, ose te pakten te pyesin farmacistin se cila metode kontraceptive do te ishte me e pershtatshmja per situaten e tyre. Eshte detyra etike e nje punonjesi shendetesor te ruaje konfidencialitetin e pacienteve, keshtu qe nuk duhet te kihet turp per t'i pyetur ata per gjera te tilla...

Megjithate une po e filloj me disa metoda kontraceptive te rradhitura rastesisht.


Moskryerja e marrdhënieve në periudha të caktuara:

Si veprohet: çifti kryen marrdhënie seksuale në kohën që gruaja ka më pak gjasa të mbetet shtatzanë, domethënë në ditët përpara dhe pas menstruacioneve.

Avantazhet: nuk ka efekte fizike anësore.

Disavantazhet: është vështirë të përcaktohen menstruacionet dhe ovulacioni, vecanërisht në moshë të re, nuk sigurohet mbrojtje nga infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale dhe nga virusi HIV.

Cikli i ovulacionit te femres kalon neper keto faza:

I. Faza folikulare
ditet 1-12 (nga dita e pare e menstruacioneve deri ne diten e pare te ovulimit)

Oocitet fryhen. Leshohen hormone si progesteron dhe testosteron nga theca interna, nje membrane qe rrethon folikulen. Qelizat granulosa leshojne estrogjene, dhe estrogjeni kryesor ne humanet eshte estradiol.

Vetem njera nga folikulat ne zhvillim shkeputett nga vezoret.


II. Faza e ovulimit (ditet 12-14)

Niveli i hormonit lutenizues ngrihet ne diten e 12-te dhe arrin kulmin ne diten e 13-te. Estrogjeni gjithashtu arrin kulmin ne diten e 13-te. Ovulimi behet ne diten e 14-te, gjithmone mbas dites se pare te menstruacioneve.

III. Faza luteale (ditet 15-22)

Formohet korpus luteum i cili sekreton estrogjen dhe progesteron, te cilat inhibitojne efektet e hormoneve FSH dhe LH qe te mos leshohet ndonje veze tjeter para kohe.

(ditet 23-28)

Korpus luteumi degjenerohet nese fertilizimi nuk ndodh. Ulen nivelet e estradiolit dhe progesteronit. Ulja e niveleve te ketyre dy hormoneve te fundit rrjedhshmerisht do te sjelle menstruacionet vijuese dhe prishjen e endometriumit te mitres.

Cikli Endometrial (Menstrual)

Cfare ndodh ne te njejten kohe gjate ciklit ne anatomine e mitres?

Ne fazen menstruale (ditet 1-4) kemi ngushtim te arterieve dhe bllokohet disi sjellja e gjakut ne miter. Endometriumi (shtresa muskulore e brendshme e siperfaqshme e mitres) fillon te prishet dhe te bjere ne diten nr. 1 te ciklit.

Ne fazen proliferative (ditet 5-14) kemi ri-ndertim (ri-epithelizim) te endometriumit. Kapilaret e gjakut qe e ushqejne ate rriten ne numer. Gjendrat endometriale zhvillohen.

Ne fazen e sekrecioneve (ditet 15-28) progesteroni stimulon qendrat ku jane grumbulluar lipidet dhe glikogjeni. Gjendrat e mitres sekretojne pra nje leng te pasur ne nutriente. Sekrecionet e estrogjenit dhe progesteronit fillojne te ulen rreth dites se 22-te. Keshtu pra degjenerohet korpus luteum nese nuk ndodh fertilizimi, dhe mbas dites se 28-te prishet endometriumi i mitres per te filluar keshtu nje periudhe te re menstruacionesh.

KONKLUZION

Pra e rendesishme eshte qe te kihen maredhenie seksuale ne ate periudhe te muajit kur nuk ka nje veze te pranishme per t'u fertilizuar. Sic e shihni (duke mare gjithashtu parasysh qe spermat mund te jetojne deri ne 2 dite pas ejakulacionit duke shfrytezuar rezervat e veta ushqimore) mund te themi se nuk do te ishte me rrezik shtatzanie pasja e maredhenieve ne ditet 1-10 te ciklit dhe gjithashtu ne ditet 23-28.

Ndersa ne ditet 11-22 ka gjasa me te medha per fertilizim. Kete informacion mund ta perdorin nga ana tjeter ata qe duan te bejne femije.

Megjithate duhet theksuar fakti qe trupi i njeriut nuk eshte ore zvicerane, dhe mund t'ju dalin te papritura nese mbeshteteni komplet ne kete metode kontraceptive. Per mendimin tim eshte me e keshillueshme per ciftet e martuara.

Perqindja e rezikut sipas ditve te ciklit

Image

kondomat

Nqs. sperma nuk arrin mitren, atehere fertilizimi nuk ndodh.Nje menyre per te parandaluar kalimin e spermes eshte mbeshtjellja e penisit ne nje shtrese te holle, ose kondom. Shume meshkuj nuk e favorizojne perdorimin e kondomeve, te cilat kane tendence te ulin kenaqesine sensuale gjate penetrimit. Ne princip kjo metode eshte e lehte per t'u aplikuar dhe efikase, por ne praktike ka nje perqindje deshtimi nga 3 deri 15 % . Megjithate eshte menyra kontraceptive me e perdorshme ne USA. Kondomet perdoren gjeresisht ne parandalimin e AIDS dhe semundjeve te tjera veneriale. Mbi nje bilion kondome jane shitur ne USA ne 1998.

Nje menyre e dyte per te parandaluar hyrjen e spermes ne miter eshte vendosja e nje mbulese mbi cerviks. Mbulesa mund te jete nje kapuc cervikal qe perputhet me konturet e cerviksit, qe mbahet per dite me rradhe. Ose mund te jete cka quhet nje diafragme prej gome qe futet menjehere para penetrimit. Por meqe permasat e cervikeve individuale ndryshojne, nje kapuc cervikal ose diafragme duhet te insertohet nga nje doktor. Perqindja e deshtimit per diafragmat eshte nje mesatyare prej 4 deri 25%, ndoshta nga tendenca per t'i insertuar ato jo saktesisht kur je duke nxituar. Deshtimi per kapucet cervikale eshte disi me i ulet.

Diafragme

Kapuc i bute prej gome qe mbulon hyrjen e mitres, parandalon spermen te arrije vezen dhe mban kremin spermicid.

Avantazhe: S'ka efekte anesote te rrezikshme, e besueshme nese perdoret sic duhet, jep pak mbrojtje kunder semundjeve veneriale dhe kancerit te mitres.

Dizavantazhe: Duhet implantuar me kujdes, disa jorehatshmeri me vendosjen dhe heqjen, mund te zhvendoset gjate penetrimit

Kapuc Cervikal

Si nje diafragme ne miniature qe mbulon cerviksin te gjithin dhe fort, parandalon spermen te arrije vezen dhe mban kremin spermicid.

Perqindja e deshtimit: Ndoshta e ngjashme me ate te diafragmes, 4-25%

Avantazhe: S'ka efekte anesore te demshme, disi efektive, qendron ne vend me gjate se diafragma.

Dizavantazhe: Probleme me futjen/insertimin. Vjen ne nje numer te kufizuar permasash.

Nje menyre tjeter planifikimi familjar eshte eliminimi kimik i spermes mbas ejakulacionit.

Ne princip kjo arrihet duke e lare vaginen menjehere mbas kopulimit, para se sperma te kete nje shans per t'u futur ne miter. Nje procedure e tille quhet "douche" (shqiptohet dush). Metoda douche eshte e veshtire per t'u aplikuar mire, pasi qe kerkon nje ngritje te shpejte per ne tualet menjehere mbas ejakulacionit dhe nje shpelarje teper te thelle. Perqindja e deshtimit te kesaj metode eshte nganjehere disi e larte, deri 40%.

Shkumerat, kremerat, xhelet dhe supostet vaginale

Nga ana tjeter sperma qe cohet ne vagine mund te eliminohet me xhel ose shkume spermicidiale. Keto trajtime zakonisht kerkojne trajtim menjehere para kopulimit.

Keto jane spermicide kimike qe futen pra ne vagine dhe parandalojne spermen per t'u futur ne miter.

Perqindja e deshtimit: 10-25%

Avantazhe: Mund te perdoret nga cdo njeri qe s'eshte alergjik ndaj ketyre produkteve; mbrojne vetem nga disa prej semundjeve veneriale; nuk njihen efekte anesore.

Disavantazhe: Disi jo te besueshme; nganjehere te bejne rremuje; duhet te perdoren 10-15 minuta para cdo akti penetrimi.

PARANDALIMI I OVULIMIT

Qe ne 1960-at, nje menyre perhapur per planifikim familjar ne Shtetet e Bashkuara ka qene marrja ditore e tabletave kontraceptive orale nga grate. Keto tableta permbajne analoget e progesteronit, nganjehere ne kombinim me estrogjenet. Sic eshte shpjeguar ne disa poste me pare, progesteroni dhe estradioli inhibitojne sekrecionin e FSH dhe LH gjate fazes luteale te ciklit menstrual dhe keshtu parandalojne zhvillimin dhe ovulimin e nje folikule. Gjithashtu shkaktojne nje rindertim te endometriumit. Hormonet e pilulave te planifikimit familjar kane efekte te njejta. Ato bllokojne ovulimin keshtu qe nuk ka ndonje veze te pranishme per fertilizim. Femra duhet te mare keto pilula per tre jave ; gjate javes se katert ajo merr pilula pa hormone, dmth. placebo. duke lejuar nivelet e hormoneve ne gjakun e saj te bien per te shkaktuar menstruacionin. Kontraceptivet orale japin nje menyre parandalimi te shtatzanise shume efikase, me nje perqindje deshtimi prej vetem 1% deri 5%. Ne nje variacion nga kontraceptivi oral, kapsula qe permbajne hormone implantohen poshte lekures. Keto implante kane perqindje deshtimi me pak se 1%.

Nje numer i vogel grash qe perdorin pilulat kontraceptive ose implantet provojne efekte anesore te padeshirueshme, si mpiksje e gjakut dhe te vjella. Keto efgekte anesore jane reduktuar ne gjenerata me te reja te pilulave kontraceptive, qe permbajne me pak estrogjen dhe analoge te ndryshme te progesteronit. Per me teper, keto pilula te reja japin nje numer benefitesh, duke perfshire rrezik te reduktuar te kancerit ovarian dhe te mitres, semundjeve kardiovaskulare dhe osteoporozes (kjo e fundit per grate me te vjetra). Sidoqofte mund te rritet rreziku per te kontaktuar kancer gjiri dhe kancer cervikal. Konsensusi i tanishem eshte qe benefitet e shendetit te kontraceptiveve orale i tejkalojne rreziqet per shume gra, edhe pse mjeku i pergjithshem ose gjinekologu duhet te ndihmoje cdo grua te vendose rreziqet dhe benefitet relative personale. Pra duhen dhene gjithmone te kontrolluara me recete mjekesore.

P.s. (copy - paste) Osht. po ma merr mendja qe mir osht me dit keto sene se vyjin boll :mrgreen:
User avatar
Al-Shama
Posts: 3436
Joined: Mon Mar 01, 2004 9:53 pm
Location: n'shpi!

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by Al-Shama »

mirepo kontraceptivi asht poaq i damshem te shumica e grave se mundet me shkaktu çrregullime hormonale
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by darian »

ku ishe ma heret be jaran.
Siddh
Posts: 924
Joined: Mon May 11, 2009 3:45 pm

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by Siddh »

darian wrote:ku ishe ma heret be jaran.
:arrow: :arrow: :arrow:
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by santana »

perdorni zorr tsugjukit se sju gjon gjo hiq.
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by gothblood »

santana wrote:perdorni zorr tsugjukit se sju gjon gjo hiq.
ose fshiksat e deleve ,qysh i kish pas perdor me nje far kohe kazanova a ai tjetri nuk e di veq nejse
User avatar
Aria
Posts: 1092
Joined: Wed Jan 09, 2008 6:03 pm

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by Aria »

Nuk e di pse po perseriten kto lloje t'vedisimeve kur Edukimi Seksual osht 0(zero).
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by 6POUNDER »

nxerre me vakt bac
User avatar
Che !!!
Moderator
Posts: 5109
Joined: Tue Aug 02, 2005 10:43 pm
Location: West Of Somewher

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by Che !!! »

6POUNDER wrote:nxerre me vakt bac
piu bjen me nxir shum shpejt :P
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by 6POUNDER »

Che !!! wrote:
6POUNDER wrote:nxerre me vakt bac
piu bjen me nxir shum shpejt :P
:a::::: :a:::::
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania.

Post by Gu3r||@ »

I cum too faaast :P

Post Reply