THIRRJE PËR PROTESTË - 22-Janar ne ora 13:00

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

THIRRJE PËR PROTESTË - 22-Janar ne ora 13:00

Post by V | a G r a »

Image

THIRRJE PËR PROTESTË

PROTESTA ËSHTË E DREJTA JONË.

Shkelja e të drejtës së protestës është ndër shkeljet më të rënda të lirive tona, që njihen edhe nga kushtetuta e Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta dijë që e drejta e protestës është arritur me sakrificë nga miliona njerëz anembanë botës, shembulli i të cilëve ka bërë që në secilën konventë të të drejtave të njeriut të sanksionohet kjo e drejtë.

Asnjë pushtet nuk mund t’i ndalojë qytetarët, qoftë edhe nga vendet e tjera, t’i bashkohen cilësdo proteste, sepse e drejta e protestës është një e drejtë universale. Kjo e drejtë i paraprin parimit të qarkullimit të lirë të mallrave. Nuk mund të ketë mallra që qarkullojnë lirshëm nga Serbia në Kosovë përsa kohë ajo e njeh Kosovën si pjesë të saj dhe na lufton çdo ditë.

Të shtunën, në datën 14 janar, protesta jonë paqësore e trembi pushtetin që tashmë është rebeluar haptazi dhe në mënyrë arrogante kundër institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky pushtet vazhdon ta injorojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Për aq orë sa zgjati protesta jonë, mallrat e Serbisë nuk kaluan në Kosovë. Për aq kohë sa ne protestuam në mënyrë paqësore në mbrojtje të vendimit të Kuvendit, ne treguam se mund ta ndalim Serbinë në Kosovë. Këtë gjë do ta bëjmë sërish të dielën e ardhshme, tashmë më të vendosur se kurrë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve që më 22 janar, ora 13.00, të marrin pjesë masivisht në protestë në Pikat Kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë.


Në datën 22 janar, do t’ia kujtojmë qeverisë që SERBIA NUK KALON!
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: THIRRJE PËR PROTESTË - 22-Janar ne ora 13:00

Post by darian »

a ke ti ne protest o viager ?
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: THIRRJE PËR PROTESTË - 22-Janar ne ora 13:00

Post by V | a G r a »

uh spasna hi moti knej pari , po kesh ne protest ken kah na mytin policia , zoti hajr ishalla.
Post Reply