Pamje shokuese: Shtypet 2-vjeçarja, askush nuk e ndihmon

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Pamje shokuese: Shtypet 2-vjeçarja, askush nuk e ndihmon

Post by rock_boy18 »

Image
Ngjarja ndodhi në Kinë, skenat u filmuan nga kamera sigurie dhe i transmetoi një Tv kinez Pekin, 19 Tetor 2011 - Pamjet në videon që keni më poshtë, janë shokuese. Yue Yue, një vajzë vetëm dy vjeçe është shtypur nga një furgon në ecje e sipër dhe megjithëse u pa nga 19 vetë, askush nuk mori mundimin të afrohet ta ndihmojë teksa luftonte me vdekjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një provincë të Kinës. Fillimisht fëmijën e shtyp një furgon dhe pastaj edhe një i dytë. Furgoni i parë që e shtypi kaloi duke mos e parë të voglën. Megjithëkëtë furgoni kthehet prapë dhe shoferi nuk zbret të shohë çfarë ndodhi por e shtyp edhe një herë fëmijën. Shumë njerëz kaluan në këtë moment, përfshirë këmbësorë, një person me motor e një me biçikletë, por askush nuk e ndihmoi fëmijën që jepte shpirt. Të gjithë e shihnin dhe të gjithë bënin sikur nuk e kishin mendjen. Edhe më keq akoma. Fëmija gjendet i shtrirë në rrugë dhe një furgon i dytë kalon duke e shtypur sërish. Shoferi as që i jep rëndësi asaj që ndodh. Në minutat në vijim kalojnë të tjerë njerëz dhe askush nuk bën asgjë. Përkundrazi, e shohin dhe largohen. Pas njëfarë kohe, një grua, pastruese sheh fëmijën, e lëviz dhe kërkon ndihmë. Paralelisht njoftohet dhe nëna e të voglës e cila kishte hyrë në një lavanteri për të larë rroba. Vogëlushja dërgohet në spital, por ishte vonë. Klinikisht e vdekur, fëmija dergjet në spital, kurse 19 njerëzit që me indiferencën e tyre kriminale e masakruan, vazhdojnë të lëvizin normalisht në të njëjtën rrugë ku panë vuajtjet e të voglës. a.k/e.t/NOA

qe video

nderkaq eshte lajmru edhe te shtunen qe ka vdek vajza , ska mujt mi perballu lendimet e medha :cry: :cry:


katastrof qfar njerz pa ndjenja kinezt , n'pergjithsi njerzit e ksaj kohe qysh jon bo NE QKA JON SHNDERRU !!!!
User avatar
Evermore
Posts: 4094
Joined: Sun Sep 07, 2008 10:23 pm
Location: Atlas Air

Re: Pamje shokuese: Shtypet 2-vjeçarja, askush nuk e ndihmon

Post by Evermore »

Kina e kish ligj, n'qoftse e shkel me kerr dikon edhe nuk vdek personi ton jeten kishe me i pagu shpenzimet per to.

s'osht faji i njerzve po i ligjev n'Kine.
Post Reply