Policia bën roje ‘djallin’ në familjen boshnjake

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Policia bën roje ‘djallin’ në familjen boshnjake

Post by rock_boy18 »

Image

Një burrë ka alarmuar policinë serbe në rajonin e Novi Pazarit, me kërkesat për ndihmë për të luftuar një “djall”.

Esa Vrujçanin thotë se në shtëpinë e tij është i pranishëm një djall, që po shkakton frikë dhe tension. Ngjarja është shndërruar në një prej temave kryesore në rajonin e Sanxhakut, qendra kulturore e boshnjakëve në Serbi, ku policia po patrullon prej dy ditësh para oborrit të shtëpisë në lagjen “Haxhet”.

Sipas agjencisë INA, familja Vrujçanin ka kërkuar që qytetarët të largohen nga rrethinat e shtëpisë së tyre për çështje sigurie, derisa të largohet qenia e përshkruar si hije me një gjatësi dy metra, i mbuluar me rrobe të bardha dhe me fytyrë të padukshme.

Në këtë shtëpi thuhet se janë tubuar imamë të njohur të Sanxhakut, si dhe nga Bosnja, të cilët po këndojnë ajete nga Kurani i shenjtë për të larguar djallin nga shtëpia. Shumë qytetarë kalojnë në rrugën e shtëpisë për kureshtje. Lagjja “Haxhet” gjendet në varrezat e myslimanëve të pushkatuar në vitet 1944-45.

:o :o
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Policia bën roje ‘djallin’ në familjen boshnjake

Post by 6POUNDER »



:AAAAA:::: ::binladen::
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: Policia bën roje ‘djallin’ në familjen boshnjake

Post by santana »

hasa e hysa jon kon boshnjak ahahahaha
Post Reply