Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by V | a G r a »

Enver Zymberi, pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës - ROSU, ka vdekur në orët e mbrëmjes, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Image

Code: Select all

www.enverhero.com
Ai nuk ka mundur t'iu përballojë plagëve të rënda në kokë, që kishte marrë nga snajperët serbë, sot në veri të Kosovë, dhe ka vdekur rreth orës 22 e 10 minuta.

Enver Zymberi (1979) nga Dubovci i Vushtrrisë, ishte pjesëtar i njësisë ROSU nga vitit 2000. Ai ka lënë gruan dhe tre fëmijë.

Vazhdon mjekimi i policit në QKUK

Burime të Expressit kanë treguar polici i plagosur E.Z i Njësisë Speciale, aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente në QKUK në Prishtinë, dhe mjekët janë duke u munduar t’i shpëtojnë jetën.

Gjendja e tij shëndetësore e policit të plagosur sot në Mitrovicë është mjaft e rëndë, ndërkohë që sipas këtyre burimeve shumë të sigurta, polici aktualisht ndodhet në reanimacion dhe pas intervenimit në emergjencë, pritet të transferohet në mjekimin intensiv.

Përveç E. Z dhe policit që ka pësuar lëndim të lehtë në orët e hershme të paradites, të plagosur të tjerë në QKUK nga aksioni i ditës së sotme në Mitrovicë nuk ka.

Polici i plagosur, sillet me helikopter në QKUK

Ka mbërritur në QKUK, polici E.Z, i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagosjes së tij me armë zjarri në aksionin drejt Zubin Potokut.

Burime të sigurta të Expressit tregojnë se në Qendrën Emergjente në QKUK, ai ka mbërritur me helikopter të KFOR-it aterrimi i të cilit është bërë rreth orës 17 e 30 minuta.

Pavarësisht spekulimeve se ai ka vdekur, së paku zyrtarisht, gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet e rëndë.

Polici i plagosur rëndë, E. Z. nga Vushtrria

Gjendja shëndetësore e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, vazhdon të mbetet e rëndë.

Burime të Expressit kanë treguar për identitetin e policit të plagosur.

Ai është E. Z nga një fshat i komunës së Vushtrrisë (redaksia disponon të dhënat e plota), i cili në përleshje e sipër, dyshohet e është qëlluar në kokë nga një snajper.

Ndërkohë, mediat lokale serbe njoftojnë se të plagosur ka edhe nga serbët lokalë, të cilët kanë sulmuar pjesëtarët e njësisë speciale te Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre medieve, në Zubin Potok, dyshohet se janë plagosur tre serbë, por nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

Polici u plagos me snajper në kokë

Serbët kanë sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e njësitit special, derisa ishte duke u rikthyer në veri.

Ndërkohë një polic është plagosur rëndë, pasi është qëlluar nga largësia me snajper, kanë bërë të ditur për Express burime nga policia.

Sulmi ka ndodhur në rrugën Kushtovë - Zubin Potok.

Polici është sjellë me një plumb në kokë në Qendrën Emergjente në Mitrovicë, i ka konfirmuar gazetës një mjek nga kjo qendër.

Ai është nisur me urgjencë drejt Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Por në QKUK, deri në orën 15:20 nuk është sjellë asnjë i plagosur.

Stefanoviq: Policia gjuajti në protestuesit serbë

Edhe mediat serbe kanë raportuar se njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë marrë me forcë pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas agjencisë Beta, policët e Kosovës kanë përdorur armë zjarri për t’iu shmangur serbëve, të cilët po përpiqeshin ta bllokonin rrugën.

Por nuk dihet nëse ka të plagosur.

Ndërmjetësi serb në bisedimet me Kosovës, Borko Stafanoviq, ka thënë se ka informata se policia shqiptare ka gjuajtur drejt serbëve të cilët po protestonin dhe se KFOR-i ka dërguar një njësit për të parandaluar eskalimin e situatës.

“Ka pasur të shtëna. Kemi dëgjuar se Policia e Kosovës ka gjuajtur në njerëzit tanë. Është e rëndësishme që të mbetemi të qetë dhe të kemi informatat e duhura”, ka thënë Stefanoviq.

ROSU rikthehet në veri?

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës - ROSU janë rikthyer pasdite në veri, pasi qytetarë serbë janë mbledhur pranë pikës 1 kufitare.

Burime të ndryshme raportojnë se rreth 30 automjete të Policisë janë nisur drejt pikave doganore, pasi kryetari i Leposaviqit i ka ftuar qytetarët serb që të protestojnë në pikën 1, kundër marrjes së kontrollit nga autoritetet e Kosovës.

Pas tërheqjes, RSU është nisur nga baza e tyre në Shipol të Mitrovicës për në pikat doganore.

I vetmi informacion që kanë dhënë Njësia Speciale është konfirmimi i aksionit, raporton Telegrafi.

Doganierët kosovarë kthehen në veri

Pjesëtarët e Doganave të Kosovës tashmë janë vendosur në dy pikat kufitare në veri të vendit, dhe kanë nisur punën, ka konfirmuar për Express një burim nga vendi i ngjarjes.

Doganierët janë dërguar nga Prishtina, saktësoi burimi.

Kthimi i doganierëve vjen pas vendosjes nën kontroll të dy pikave kufitare në veri. Pas tërheqjes së forcave speciale, për sigurinë në pikat 1 dhe 31 kujdesen pjesëtarët e rregullt të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës.

Dy pikat kufitare në veri ishin djegur, një ditë pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Vendoset kontrolli në kufi, ROSU tërhiqet

Ndërhyrja e policisë speciale të Kosovës për të vënë nën kontroll dy pikat kufitare në veri është realizuar.

“Aty tash do të vendosen gradualisht doganierë dhe policë shqiptarë për të zbatuar masën e reciprocitetit për mallrat serbe. Ky ka qenë qëllimi i aksionit”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, të martën për Express.

Ai shtoi se Policia Speciale ROSU nuk janë doganierë, e as policë kufitarë, për të qëndruar më gjatë në pika kufitare dhe doganore.

Sipas tij, tani do të pasojë tërheqja graduale e njësiteve speciale dhe do të bëhet zhbllokimi i rrugëve nga serbët lokalë.

NATO negocion "ngrirjen e aksionit të qeverisë"

Një zëdhënës i NATO-s në Kosovë tha se aleanca ushtarake po përpiqet që të negociojë fundin e lëvizjes së befasishme në njësive speciale të policisë për të marrë kontrollin në dy pikat kufitare me Serbinë.

Zëdhënësi Ralf Adametz i ka thënë agjencisë Associated Press, se "aleanca është duke negociuar ngrirjen e aksionit të qeverisë" për të marrë kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në veri të Kosovës.

Tensionohet situata në Zveçan?

Serbët të cilët e kanë bllokuar rrugën në Rudare, e cila shpie në pikën kufitare 1, kanë shtënë me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës, me ç'rast është dëmtuar një automjet i policisë, ndërsa nuk ka informacione për të lënduar.

Burime te Kosovapress-it bëjnë të ditur se forca të mëdha policore, janë nisur nga Vushtrria në drejtim të pikës kufitare Jarinje, për të qetësuar situatën dhe për të mbrojtur pikat kufitare nga serbët e rebeluar.

Aksioni policor për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit, ka filluar mbrëmë rreth orës 22. Policia e Kosovës mbrëmë ishte vendosur në pikën 31, ndërkohë që serbët kishin bllokuar rrugët që qonin në pikën 1, duke e penguar gjatë tërë natës policinë që të vendoset edhe në këtë pikë.

Por policia ka arritur të vendoset në këtë pikë kufitare sot rreth orës 8 të mëngjesit.

Pesë policë të plagosur, jo rëndë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka bërë të ditur se pesë pjestarë të njësive speciale të policisë së Kosovës, Rosu, janë plagosur gjatë natës, në aksionin për marrjen e pikave kufitare në veri.

Rexhepi tha se një pjesëtar i policisë u plagos në këmbë, kur makina në Zubin Potok hodhi një mjet shpërthyes, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në një fshat në komunën e Zveçanit, Rudare, kur serbët të cilët bllokuan rrugën me gurë goditën veturën e policisë.

Ai shtoi se oficerët e policisë jashtë rrezikut të jetës.

Ministri i Kosovës tha se ekziston mundësia e eskalimit të situatës, por policia ka kujdes maksimal dhe se qytetarët serbë në veri të Kosovës duhet të kuptojnë se veprimi nuk është i drejtuar kundër tyre.

Merret kontrolli edhe në portën 1

Forcat policore kanë marrë kontrollin edhe në pikën 1 në Jarinje, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

“Kemi pritur se mund të ketë vështirësi. Por, situata është qetë. Tani është shtrirë sovraniteti, dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rexhepi, transmeton REL.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë mbrëmë aksionin për futjen nën kontroll të pikës kufitare 1 dhe 31 që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, duke dërguar atje njësitë speciale të policisë.

Ndërsa, kontrolli është marrë menjëherë në pikën 31, në Bërnjak, njësitë speciale ishin bllokuar që të merrnin kontrollin dhe në Jarinje, nga bllokada e serbëve lokalë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se futja nën kontroll e pikës 31 është bërë nën të ashtuquajturin Planin B.

Ai njoftoi, se gjatë aksionit, një polic është lënduar me një mjet shpërthyes, dhe dy-tre të tjerë janë lënduar nga hedhja e xhamave dhe gurëve, prej anës së serbëve lokalë.

Ai e ka quajtur këtë bilanc, si dëm minimal.

Rexhepi ka thënë se me këtë veprim, po mundësohet që të zbatohet plotësisht vendimi i Qeverisë për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Pikat kufitare 1 dhe 31, në të cilat nuk është vendosur dogana që nga viti 2008, janë parë si pengesa kryesore e zbatimit të reciprocitetit, meqenëse kamionët serbë kanë hyrë në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar.

Rexhepi ka thënë se njësitë speciale të policisë, do të qëndrojnë në veri deri sa të jetë e nevojshme dhe derisa të vendosen doganierët.

Marrin Veriun

Njësitet e Policisë Speciale të Kosovës kanë ndërhyrë të hënën në mbrëmje në pjesën veriore të Kosovës, për të vendosur kontrollin në dy pikat kufitare me Serbinë.
Urdhrin për këtë aksion e ka dhënë Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkohë që paraprakisht ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë, Reshat Maliqi.

Burime të gazetës Express kanë thënë se Maliqi është shkarkuar për shkak se nuk ka zbatuar urdhrat për dërgimin e njësive policore në pjesën veriore të vendit.
Përfaqësues të shteteve të perëndimore kanë mbështetur vendimin e Qeverisë, që në dy pikat kufitare të policia e Kosovës të zbatojë ndalesën për hyrjen e mallrave serbe, kanë thënë burime të gazetës.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se aksioni i policisë po zhvillohet pa ndihmën e EULEX’it, sepse Misioni i BE’së nuk ka pranuar të bëhet pjesë e një grupi të përbashkët koordinues.

“Nuk ka pasur fare koordinim me EULEX’in. Kemi kërkuar të krijohet një trupë e përbashkët me EULEX’in, por kjo nuk ka ndodhur. EULEX nuk ka pranuar të bashkëpunojë”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka konfirmuar se situata në pikën 31 është e qetë, ndërkaq forcat policore deri në mesnatë nuk kanë mundur të arrijnë në pikën tjetër kufitare, për shkak se serbët lokalë kanë bllokuar rrugën me kamionë në në afërsi të Leposaviqit dhe në fshatin Rudare të Zveçanit.

Mirëpo, Ministri Rexhepi ka theksuar se policia nuk do të zmbrapset pa e realizuar aksionin.

“Nuk ka tërheqje prapa. Ne jemi të vendosur të qëndrojmë. Situata është e tensionuar, por ne jemi maksimalisht të kujdesshëm që të mos eskalojë situata”, ka thënë ai.

Pikat 1 dhe 31 ka një kohë të gjatë që gjenden jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare. Këto dy pika janë vlerësuar si vendkalim kryesor i kontrabandës dhe krimit të organizuar. Kjo ka qenë brenga kryesore e autoriteteve kosovare, por edhe e gjithë spektrit politik në vend. Me ardhjen e EULEX’it në Kosovë u patën shtuar shpresat se këto dy pika do të futen nën kontrollin e autoriteteve kosovare.

Burime të Express kanë thënë se është realizuar 70 për qind e planit të Policisë, ndërkaq deri të martën në mëngjes do të realizohet në tërësi.

Një zëdhënës i EULEX’it, James Nichols, citohet të ketë thënë për portalin InfoGlobi se nuk di gjë për ndërhyrjen në Veri.

“Unë nuk kam dëgjuar asgjë lidhur me atë që thuhet, si përpjekjet për të vendosur kontrollin në pikat doganore 1 dhe 31 në Kosovën veriore”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, Nichols ka dhënë një deklaratë se çfarë do të udhëzojë qytetarët Misioni i BE’së.

“Ne do t’i informojmë vozitësit e veturave komerciale për situatën në Kosovë. Do t’u themi se është mirë që t’i kenë targat tjera, e jo ato të Serbisë. Po ashtu, do t’u themi që të kenë dokumentacionin e vulosur, por jo me vulat e Serbisë. Do t’u themi se në rastin e kundërt ata do t’i nënshtrohen rrezikut të përfundojnë në duar të Policisë së Kosovës, e cila mund t’i largojë për në Serbi nga porti 3 pa mallin e tyre”, ka thënë mes tjerash Nichols.

Ndërkaq, sipas radios serbe B92, zyrtarë të EULEX-it kanë thënë se për aksionin e policisë kanë marrë vesh nga mediat.

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë reaguar ndaj aksionit të Policisë Speciale të Kosovës.

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic, ka tërhequr vërejtjen se situata në veri mund të eskalojë.

“Situata është mjaft e tensionuar, ky është një veprim i pamenduar, për të cilin nuk ka asnjë shpjegim“, citon B92 Ivanovicin.

Ai ka thënë se ka biseduar me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe pret reagimin e EULEX-it dhe KFOR-it.

Sipas Ivanovicit, tensionet më të mëdha priten mëngjesin e të martës.
“Kur ky veprim ndërlidhet me vendimin për ndalimin e mallrave, shihet se kemi të bëjmë me një plan mjaft koherent“, ka thënë ai.
Ndërsa, Ministri serb Goran Bogdanovic ka thënë se aksioni i Qeverisë së Kosovës “është një akt i pakuptimtë, për të cilin dyshoj se ndoshta është i sinkronizuar me EULEX’in”.

Ai bëri të ditur se kreu shtetëror i Serbisë menjëherë ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare për eskalim të situatës.

Sipas tij, presidenti Boris Tadic dhe kryeministri Mirko Cvetkovic kanë kontaktuar me Komisionin Europian, OKB’në, Krahun Jugor të NATO’s dhe struktura tjera ndërkombëtare. Sipas RTK’së, pas mesnatës në Leposaviq është dhënë “alarmi për rrezik luftarak dhe qytetarët kanë dalë në rrugë”.
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by SOPRANO »

RIP :S

shpresoj qe nuk terhiqen tash,e mi shku jeta kot ktij trimi
User avatar
SatanMyMaster
Posts: 154
Joined: Tue Apr 13, 2010 2:27 pm
Contact:

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by SatanMyMaster »

Shpresoj te mos harrohet sepse ne Shqiptaret kemi shprehi qe per nje jave te behemi sikur na dhimbsen por pastaj menjehere i harrojm sikur skane bere gje.
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by David Gilmour »

SOPRANO wrote:RIP :S

shpresoj qe nuk terhiqen tash,e mi shku jeta kot ktij trimi

:arrow: :arrow:

R.I.P Hero
User avatar
Linnah
Posts: 240
Joined: Mon May 30, 2011 8:13 pm
Location: Mitrovice

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by Linnah »

U prehte ne paqe :)
Hoffman
Posts: 4
Joined: Fri Jul 01, 2011 1:36 pm

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by Hoffman »

Duhet me shpallë luftë. E shumta qe munet me ndodhe osht hymja e Serbisë n'veri si Rusia n'Oseti e n'Abhazi. As kjo jo e sigurtë, se diskreditohet + i bjen me luftu edhe me KFOR. Hashimi duhet me vendos a para a mrapa. Tërheqja, o falje përfundimtare e veriut shkijeve.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by rock_boy18 »

Allahu e shperbleft me Xhennet ket heroin ton e ngushellime familjes se tij !
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by Her! »

Na t'bijte e shekullit t'ri
me hovin tone, e tndezun peshe
nder luftna treja kemi mu ndeshe
dhe per fitore, kem me ra fli...dhe per fitore kem me ra fli...
User avatar
laura rock
Posts: 599
Joined: Thu May 14, 2009 6:58 pm
Location: n'Moon

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by laura rock »

R.I.P
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by Muki Vojvoda »

Allahu e past meshiru dhe inshAllah e gradon me graden e shehideve ne boten tjeter.
Ket polic e kam njohur,sikur qe i njoh personalisht dhe shume police te tjere te ROSU-s.
Ka qene fetar,namazli i rritur ne nje familje tipike fetare islamike dhe atdhetare.
Shpresoj qe vrasja e tij te mos shkoj huq dhe te behet shkas definitiv per marrjen e veriut,pra shtrirjen e sovranitetit ne tere territoren e Kosoves.
Familes se tij,Allah xh.sh ne ket muaj te Ramazanit ia shtoft sabrin.
AMIN.
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: Vdes polici Enver Zymberi, i plagosur në veri

Post by hardman »

Muki Vojvoda wrote:Allahu e past meshiru dhe inshAllah e gradon me graden e shehideve ne boten tjeter.
Ket polic e kam njohur,sikur qe i njoh personalisht dhe shume police te tjere te ROSU-s.
Ka qene fetar,namazli i rritur ne nje familje tipike fetare islamike dhe atdhetare.
Shpresoj qe vrasja e tij te mos shkoj huq dhe te behet shkas definitiv per marrjen e veriut,pra shtrirjen e sovranitetit ne tere territoren e Kosoves.
Familes se tij,Allah xh.sh ne ket muaj te Ramazanit ia shtoft sabrin.
AMIN.
kjo eshte deshmi per kretj ata qe po dojn me jau shtyp besimin islam qytetarve t kosoves, se per kosove gjithmone kan luftu muslimant e mire , e jo qysh po na u shiten do maslufte kishe atdhetar t mdhej e n kohe t lufte si ncajke as bllaca.
All-llahu e meshiroft.
Post Reply