50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by rock_boy18 »

Në Kosovë ka ndodhur një ngjarje e çuditshme gjatë një dasme, teksa 50 grave u ka rënë të fikët njëra pas tjetrës.

Sipas “Koha Ditore”, nusja më e re e familjes Kastrati kishte rënë përtokë. Violeta, rreth të 20-ve, ditën e dytë të martesës është dërguar te hoxha për t’i shkruar. Ajo së bashku me rreth 50 gra e vajza, shumica banorë të lagjes së quajtur “Kuvajti” në Podujevë, janë alivanosur brenda pak minutash.

Qëndrimi, 16 vjeç, po e shikonte kunatën kur ishte rrëzuar. Pas saj ishte rrëzuar një nuse tjetër e veshur me dimi e jelek ari, e pak më vonë edhe motra e dhëndrit. Brenda gjysmë ore numri i të alivanosurave kishte arritur në 50, çka kishte shkaktuar panik e ulërimë në mesin e grave që kishin shkuar në këtë familje për ta parë nusen ditën që njihet edhe si dita e grave.

Sipas tij nusja nuk po qante, por po qeshte teksa të tjerët po përpiqeshin t’i jepnin ndihmë. Ai nuk kishte pasur shumë mundësi të shihte se çfarë po ndodhte me nusen e gratë e tjera. Pa pritur edhe atij i kishte rënë të fikët e vetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kishte ardhur vetëdija. Ai beson se kjo gjendje i është shkaktuar nga një grua e njohur në anën e Podujevës për “magji të zeza”.

Banorët e atyshëm tregojnë se janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë pacientëve. Disa ishin dërguar te mjeku e më shumë te hoxhallarë e hoxhenica gjithandej në Komunën e Podujevës e deri në Gjilan.

kete lajm e postova pasi qe eshte seni ma i perfolur ne Kosove gjat ktynve 2 ditve :lol:
e sa per kit ndodhin, nuk kom koment .
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by Her! »

A din qysh thojne Val?! "Qudia ma e madhe 3 dite zgjat", kshtu qe mos u bo marak.

Ngjarja bajagi tronditse, veq edhe televizionet tona kane tpunesum njerz tprisht qe bojn hajgare me fatkeqsi tnjerzve. E pash nInteraktiv e kishin qit te rubrika OOps! qit ngjarje, edhe e kishin bo montazh me ni skeq tStupcave, edhe deri sa ai njeri tregojke ngjarjen kta e lidhshin edhe me qate skeq. Shume patekika. A mas pari vet qaj udheheqsi meriton cdo nate me qit nOOps qaq i dobt osht, e qaq gabime bazike bon lopa. Po kur thot baba jem "Qaq jon ata".
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by darian »

nime so mir me lu qoke qashtu ashiqare me njerz edhe nkofshin budall ata. ama po ndodhin sene edhe ma te kqia ne kosove e spo kem qa bojm.. shnosh kofshim.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by rock_boy18 »

Her! wrote:A din qysh thojne Val?! "Qudia ma e madhe 3 dite zgjat", kshtu qe mos u bo marak.

Ngjarja bajagi tronditse, veq edhe televizionet tona kane tpunesum njerz tprisht qe bojn hajgare me fatkeqsi tnjerzve. E pash nInteraktiv e kishin qit te rubrika OOps! qit ngjarje, edhe e kishin bo montazh me ni skeq tStupcave, edhe deri sa ai njeri tregojke ngjarjen kta e lidhshin edhe me qate skeq. Shume patekika. A mas pari vet qaj udheheqsi meriton cdo nate me qit nOOps qaq i dobt osht, e qaq gabime bazike bon lopa. Po kur thot baba jem "Qaq jon ata".
e pse qudia ma e madhe ???
sbesoj qe ka lidhje magjia e sene vene ama ish kon mir me tregu naj kush qysh ka ndodh vertet a qa ja merr mendja qe u kon shkaku !
User avatar
MUSE
Posts: 244
Joined: Thu Jun 03, 2010 5:26 pm

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by MUSE »

jon helmu me ushqim, po thom ... thash.
User avatar
Linnah
Posts: 240
Joined: Mon May 30, 2011 8:13 pm
Location: Mitrovice

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by Linnah »

ka mujt me kon gjithqka " edhe helmimi me ushqim"...po mir e ka Arta shqiptart menxi spresin per ksi ngjarje mi bo komike e me nxer diqka interesant per TV :O :P
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by 6POUNDER »

User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by [CORNHOLIO] »

rurnu prej VooDoos llapjane se ju boni hajgare ne interent veq me bo e me ju prek qathere e shiohni ju me kon boni hajgare qy
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by hardman »

kush don me zgjonu dijen, e mos me ja fut prej korrnes, po prej penalli.

http://www.youtube.com/watch?v=fp5MK0lz ... re=related
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by darian »

hardman wrote:kush don me zgjonu dijen, e mos me ja fut prej korrnes, po prej penalli.

http://www.youtube.com/watch?v=fp5MK0lz ... re=related

dijen munesh me e zgjonu edhe ka minusi :)
User avatar
Ice_queen
Posts: 493
Joined: Sat Aug 29, 2009 8:49 pm

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by Ice_queen »

po qfar magjie :) prej nxehtit i ka ra t'fikt naj grus e kta tjera prej vesveses qe kan prej sehireve kan bo panik e jan rrxu per toke :lol:
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by rock_boy18 »

ahahahahahuauhh :lol:
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by santana »

keshni keshni ju tju kthehet qajo magji juve tash me naj darsem, sosht qare pa pas naj darsem sivjet ju.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: 50 gra preken nga “magjia” gjatë një dasme

Post by rock_boy18 »

santana wrote:keshni keshni ju tju kthehet qajo magji juve tash me naj darsem, sosht qare pa pas naj darsem sivjet ju.
tash tuten kta me shku ne darsma ahahah
Post Reply