Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by V | a G r a »

Lëvizja VETËVENDOSJE!

FTON GJITH POPULLIN N' PROTEST KUNDËR HAJNISË


Image

Lëvizja VETËVENDOSJE! njoftoi që me 22 qershor do të organizojë protestë paqësore në Prishtinë. Aktivistët e kësaj Lëvizjeje sot në një konferencë për shtyp shpjeguan arsyet e kësaj proteste. Në vijim janë dhënë fjala e Albin Kurtit dhe e Shpend Ahmetit:

Albin Kurti: “Pas vjedhjes së votave në Kosovë po vjedhet buxheti, pasuria dhe territori i Kosovës. Buxheti po vjedhet me korrupsion në tendera, pasuria po vjedhet me privatizimin e egër kurse territori po vjedhet në negociata me Serbinë. Kjo qeveri e cila pasuritë dhe tokën e Kosovës i konsideron si barrë nga e cila duhet të lirohet paraqet barrë për popullin dhe shtetin tonë.

Çmimet dhe papunësia po rriten për qytetarët kurse luksi dhe postet po shtohen për qeveritarët. Buxheti i Kosovës trajtohet si një plaçkë që Qeveria e ka merituar ndërsa qytetarët si shërbëtorë që qeveria iu gjen vend pune nëse janë të dëgjueshëm. Në Kosovë po blehet posti publik, por janë qytetarët ata që duhet ta dëshmojnë se nuk mund të blehet heshtja e tyre. Prandaj, të mërkurën e ardhshme, me 22 qershor, në Prishtinë, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon protestë paqësore kundër hajnisë së qeveritarëve ndaj pronës dhe ardhmërisë së qytetarëve.

Me aktakuzat e reja ndaj zyrtarëve të lartë publikë e shtetërorë po i ngushtohet rrethi kryeministrit Thaçi. Në një intervistë të fundit ai ka paralajmëruar se nuk do të jetë kryeministër herën e ardhshme. Duke qenë i izoluar dhe i shantazhuar atij po i ngutet që t’ia jap korporatës Bechtel-Enka edhe autostradën Prishtinë-Shkup, ta shesë PTK-në, ta shesë KEK-un, ta likuidojë Trepçën për ta shitur edhe atë, dhe t’ua japë autonominë speciale veriut të Kosovës dhe enklavave me shumicë serbe. Vetëm duke dhënë pasuri dhe territor të Kosovës ky kryeministër mund të marrë ditë të reja në pushtet.

Ne duam që punëtorët e të papunët, mjekët e arsmitarët, studentët e profesorët, bujqit e zejtarët, të rinjtë e pensionistët, gratë e burrat e vendit tonë ta thonë fjalën e tyre në këtë protestë paqësore. Ne duam t’i bashkojmë ata në këtë protestë paqësore dhe për këtë qëllim, në ditët në vijim, do të bashkëpunojmë edhe me organizatat e shoqatat e ndryshme që përfaqësojnë kategoritë e ndryshme shoqërore dhe grupet e ndryshme të interesit.”

Shpend Ahmeti: “Kjo është qeverisja e cila paguan trefishin e çmimeve të njësive në kontrata të fshehta. Ajo i ka veturat më luksoze të qeverive në regjion, i shpenzon mbi 18 milionë euro në derivate të naftës, i shpenzon mbi 8 milionë euro në telefona e impulsa, dhe i shpenzon mbi 8 milionë të tjera në udhëtime jashtë vendit. Të gjitha këto janë para tona, para të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Këta janë politikanë që brenda natës janë pasuruar e qytetari veçse po varfërohet. Kjo qeverisje me politikat e saj ka rritur çmimet, ndërsa qytetarët i ka futur në kredi të pafundme. Kjo qeverisje iu merr bashkatdhetarëve tonë nga 50 euro në kufi në emër të sigurimeve, e që është shuma më e madhe në regjion. Më shumë se 50 përqind të kësaj janë profit i pastër.

Kjo qeverisje akuzohet nga prokurorët për keqmenaxhim të ndërmarrjeve publike, ku strategjia është e qartë: ule vlerën përmes hajnive e mandej shite sa më lirë në marrëveshje me blerësin. E gjithë kjo hajni bëhet që të mblidhen sa më shumë para të qytetarëve, që në fund të organizohet një sistem autokratik, cenzurues dhe antidemokratik për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë për të mirën e tyre e kundër interesit të qytetarëve.

Le t’i tregojmë kësaj qeverisje se kjo hajni nuk tolerohet, që kjo shpërfillje e interesit të qytetarëve duhet të ndalet, që këto antivlera nuk janë dhe nuk do të jenë gjërat që e karakterizojnë Kosovën si shtet.”
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by Clavicula »

hajnia nuk ndalet tu i thane "pashe Zotin mos vjedhni se ja qivet ropt". Ky fenomen o shume i moqem, dmth tradicional, more ndesh protesto ndesh shka dush se s'ka per t'dheze kurr kurr hiq hiq. Me rednecka s'shkohet kerkund, k'shtu qe jem pis popull edhe qysh jena edhe pe pagujna. K'shtu qe kjo proteste e ka njo JO teper t'madhe se s'ka em pase kokerr efekti, se ata e dijne qe na e dijna qe jon hajduq.

Modeli? Norvegjia :), 50.000 eki per koke banori n'vit, se niveli i mledhes se taksave o ne esktrem i nalte, 90% e njerze pagujne vullnetarisht taksat k'shtu qe na s'jem sen tjeter pos me na u kthy Serbia me t'na rrafshu apet :D:D:D
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by santana »

a bre ilir je ka don mu bo ma katelik se papa edhe ti
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by rock_boy18 »

po pritoj bre mu qu
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by KILI ROCK »

Neser do të shofim se jan numri i atyre qe e dojn hajnin.
Të gjithë ata që nuk do të dalin (natyrsih disa nuk kan mundësi) jan për këtë sistem të qeverisjes me vjedhje.

Të gjithë ata që vjedhin vet nuk do të dalin.
Ata që nuk pagujn tatime.
ata që nuk e paguaj rrymën.
ata që ndërtojn paleje
ata që vozisin pa leje
ata që bojn biznis me shkije
...

Le të dalim të gjithë të ndershmit në coftë se edhe vetëm 1000 nëse jemi.
Le të dihet se sa jemi të tillë.

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by Clavicula »

KILI ROCK wrote:Neser do të shofim se jan numri i atyre qe e dojn hajnin.
Të gjithë ata që nuk do të dalin (natyrsih disa nuk kan mundësi) jan për këtë sistem të qeverisjes me vjedhje.

Të gjithë ata që vjedhin vet nuk do të dalin.
Ata që nuk pagujn tatime.
ata që nuk e paguaj rrymën.
ata që ndërtojn paleje
ata që vozisin pa leje
ata që bojn biznis me shkije
...

Le të dalim të gjithë të ndershmit në coftë se edhe vetëm 1000 nëse jemi.
Le të dihet se sa jemi të tillë.

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Hala me ksi sene a? Ma ma ma se marre o vlla. P.s une muna me dale po nuk dali, se e di qe po erdh edhe VV n'pushtet ka me vazhdu avazi i moqem, pushteti kish me kane nji knockdown, edhe ju ndrrojne idealet m'dakik. Jemi n'pa ndrrushem e kem synin e unte :)

Riki, qashu osht mani, jemi gjalle edhe e shofim nese nji dite VV i hype karrikes :)
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by santana »

walla man une dola nprotest, ma mir qita o burr se telefaar rrypi
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by KILI ROCK »

PËRGËZOI LVV PËR PROTESTEN E SOTME!


Klavikul ,

Nuk mujta me kuptu se cka mendove me marre?!

Sido që të jet , nuk mund të konstatojmë se edhe kta kan me qen të njëjët.

Nëse fillojm pak historikish ti shofim sendet :
Kemi pas Fadli Hoxhen e Rahmon Morinen,
pastaj na pat ardh Him Gova ,
tash e kemi hashim hash-hashin.

Edhe pse Kosoves i duhet një udhëheqje që sipas deklarimeve është ajo e tipit LVV , ne së paku mund të shpresojmë se për dias nivele do të jen më të mirë, nëse nuk arijn të praktikojn të gjitha ato cfarë thonë.

Pra duhet të jemi të sigurt se do të jan me të mirë . Sa më të mirë mvaret edhe nga ne të gjithë.

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by Her! »

“Naturally the common people don't want war; neither in Russia, nor in England, nor in America, nor in Germany. That is understood. But after all, it is the leaders of the country who determine policy, and it is always a simple matter to drag the people along, whether it is a democracy, or a fascist dictatorship, or a parliament, or a communist dictatorship. Voice or no voice, the people can always be brought to the bidding of the leaders. That is easy. All you have to do is to tell them they are being attacked, and denounce the pacifists for lack of patriotism and exposing the country to danger. It works the same in any country.”
Hermann Goering
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by David Gilmour »

s'dilet me fmi me protestu
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by santana »

aaaaaaaaaaaahahahahhahahahhahaha kërrk
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by Clavicula »

KILI ROCK wrote:PËRGËZOI LVV PËR PROTESTEN E SOTME!


Klavikul ,

Nuk mujta me kuptu se cka mendove me marre?!

Sido që të jet , nuk mund të konstatojmë se edhe kta kan me qen të njëjët.

Nëse fillojm pak historikish ti shofim sendet :
Kemi pas Fadli Hoxhen e Rahmon Morinen,
pastaj na pat ardh Him Gova ,
tash e kemi hashim hash-hashin.

Edhe pse Kosoves i duhet një udhëheqje që sipas deklarimeve është ajo e tipit LVV , ne së paku mund të shpresojmë se për dias nivele do të jen më të mirë, nëse nuk arijn të praktikojn të gjitha ato cfarë thonë.

Pra duhet të jemi të sigurt se do të jan me të mirë . Sa më të mirë mvaret edhe nga ne të gjithë.

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Marre marre ke me qat sloganin, kush nuk del ne proteste dmth osht proqesaj qeverisje, po ka njerz qe nuk menojne qe permes protestave ka me pase diqka, edhe ka njerz qe e dijnqe populli i kosoves osht budall
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by KILI ROCK »

Clavicula,

E mir flm për skjarimin.

Nuk ke puna qe me nda në asi e ksi.

Problemi është se të gjith po e dim se po vjedhet.

Pse populli është budall , nuk ka snjë dilem , kjo me fjalë të tjkera len të kuptohet se cfarë njerëz na ka udhëhequr gjat një periudhe të gjatë kohore.

Po gjithmon duhet te kemi shpres se ky popull duhet te kfillet ndonjëher, se kështu maroj të gjithë .

SIdo që te jet, jemi popullqe meritojm më shum se sa me na udhëheq hajnat!

Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by Clavicula »

Shoku menoj krejt ndrysh, thjesht qysh thote nji fjale, qysh osht veni osht edhe hija, k'ta politikant jon t'gjinit t'k'ti populli, dmth populli i prodhon jon pjese e popullit, nuk o se k'tu vec nji mandat u vjedh ose dy, po tradicionalisht na jem te destinum me vjedh veten me prish veten edhe mu anku, teorikisht populli gjynah, praktikisht e lyp qet send edhe mire naj bojne, ki plot plot plot ministra e deputet qe jon ne skene qe sa vjen edhe e kane pase mundesine me ndrru naj sen edhe s'kane ba send, e dina sakt qe vjedhin, prap i votojne une s'di kujt pi ankohen?

Kjo tradite nuk ka fillu as me Hashen as me asnji politikan qe o sot n'skene po nese e kqyrim edhe Shqipnine edhe atje osht vjedh edhe vjedhet ne mnyre sistematike pi kur jon shtet dmth na jem ne qata hapa.

Thjeshte historia jone pi se e dijme edhe sa enjofum deri ne qet moment kur pe boj qet postim nuk ka pa naj here naj politikan i cilli ne ate pozite osht per me dhane maksimumin, po osht me shnuk naj sen, ose me ba emen :)

Thjesht, populli s'o kerkah
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: Me 22 Qershor [ QU ] Protesto KUNDËR HAJNISË

Post by hardman »

jam kunder vjedhjes ne qfare do menyre
po mos ja kani nanen, se shumica qa keni punu naj pune keni vjedhe, e politikanat i keshni, edhe kta vjedhin qatu ku punojn njejt si ju, ne gishta mun i gjan njerzt qe kan punu naj pune e skan vjedhe, po leni kto fore se shume jeni ba ju t vv edhe ju ne pergjithsi tjert si edi rama. same shit

pa kekquptime
Post Reply