S’ka anesteziologë, bllokohen operacionet

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

S’ka anesteziologë, bllokohen operacionet

Post by V | a G r a »

S’ka anesteziologë, bllokohen operacionet

Image

Kanë ardhur në punë si gjithmonë në orën tetë e mëngjesit, por në pamundësi për të kryer ndonjë operacion, kanë zgjedhur të dalin në njërën nga kafenetë e shumta që ndodhen brenda Qendrës Klinike Universitare.

Dy kirurgë kosovarë që punojnë në QKUK (emra të njohur për redaksinë) thonë se në mungesë të anesteziologëve, janë të detyruar të sillen kafeneve poshtë ë lart.
“Ne jemi prej orës 8 të mëngjesit në kafe, sepse nuk kemi punë. Ka mungesë të anesteziologëve dhe materialit shpenzues. Sikur të kishte anesteziologë më shumë, nuk do të kishte radhë të pacientëve që presin për t`u operuar”, thotë njëri nga ta për Express.

Sipas tyre, në tërë QKU-në ka rreth 40 kirurgë, por në mungesë të anesteziologëve dhe materialit shpenzues, as gjysma e tyre nuk futen në sallat e operacioneve.
“As gjysma jonë nuk bëjmë operime. Sikur të kishte anesteziologë dhe material shpenzues, për gjashtë muaj numri i pacientëve që presin për t’u bërë operacion do të binte në zero”, thotë kirurgu tjetër.

Por, përveç mungesës së anesteziologëve, edhe diçka tjetër ndikon në punën e kirurgëve.

“Disa prej tyre tashmë kanë filluar ose fillojnë të shkojnë në pushimeve vjetore. Faji nuk është te anesteziologët, por te zyra e drejtorit ekzekutiv, që nuk ka menaxhuar mirë me pushimet e tyre. Ka raste kur pa kurrfarë plani anesteziologët janë dërguar në pushim, ani pse pushimi i tyre ka mundur të menaxhohet më mirë, në mënyrë që të mos ketë mungesë të tyre”.

Nëpër sallat e operacioneve në QKUK aktualisht janë duke u kryer vetëm rastet emergjente dhe ato që nuk mund të presin.

“Rastet që vijnë nga aksidentet në komunikacion, ose rastet që nuk kanë kurrfarë mundësie për të pritur kryhen disi, por pacientët që kanë ndonjë sëmundje që mund të presin nuk operohen, edhe pse ndoshta ata janë në program të QKU-së për operim”, thotë kirurgu.

Mungesën ekstreme të anesteziologëve në QKUK nuk e fshehin as drejtori i Anestezionit dhe Reanimacionit, Nehat Baftiu, e as zëdhënësi Shpend Fazliu.
Sipas këtyre zyrtarëve, spitali më i madh publik në vend aktualisht ka mungesë të theksuar të anesteziologëve.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka aktualisht 50 për qind më pak anesteziologë, sesa janë nevojat reale. Kemi 40 anesteziologë që aktualisht janë në marrëdhënie pune, përderisa për t`i plotësuar nevojat nevojiten 80. Me këtë numër nuk plotësohen të gjitha kërkesat e klinikave kirurgjikale, pra për raste joemergjente”, thotë Fazliu për Express.
Ai konfirmon se disa nga anesteziologët ndodhen në pushim dhe se numri i operacioneve joemergjente është reduktuar.

“Është e vërtetë se për shkak të pushimeve të anesteziologëve, që nuk kanë mundur t`i shfrytëzojnë as të vitit të kaluar, është reduktuar programi joemergjent. Në rastet emergjente, në asnjë moment pacientë nuk kanë pësuar, meqë ka anesteziologë që kujdestarojnë non-stop në kuadër të Qendrës Emergjente”, tregon ai.
Sipas Fazliut, anesteziologët aktualë janë të mbingarkuar.
Situata bëhet edhe më e rëndë, kur merret parasysh fakti se në konkursin e QKU-së për pranimin e anesteziologëvë të rinj, kishte konkurruar vetëm një.
“QKU ka pasur një konkurs për pranim të anesteziologëve, mirëpo aktualisht nuk ka anesteziologë të papunë, pra është pranuar vetëm një i cili ka konkurruar”, tregon Fazliu.

E Nehat Baftiu thotë se disa herë e ka përmendur se në QKU mungojnë anesteziologët.
“Qysh në vitin 2001, kur janë bërë disa hulumtime dhe raporte për QKU-në nga organizata të huaja është cekur se ka mungesë të anesteziologëve”, thotë ai për Express.

Sipas tij, QKU ka 32 salla të operacioneve dhe për çdo ditë do të duhej të ishin në punë 32 anesteziologë.

“Përveç sallave, ne kemi edhe 14 njësi të tjera dhe do të duhej që për secilën të kishte nga një anesteziolog. Por jemi shumë të mbingarkuar, ku një i tillë gjatë ditës përgatit 3-4 pacientë për operim”, thotë Baftiu.
QKU po ballafaqohet më këtë problem për shkak se anesteziologët iu drejtohen klinikave private për të punuar. Ata atje marrin rroga marramendëse, në krahasim me ato të QKU-së.

“Shumica prej tyre punojnë vetëm në klinika private, se aty paguhen më shumë sesa te ne. Në klinika private marrin paga 2000-2500, ndërsa në QKU rreth 500 euro”, thotë Baftiu.

Keq edhe në spitalet regjionale
Gjendja hiç më e mirë me anesteziologë nuk është as në spitalet regjionale. “Sikur në QKU, ndoshta edhe më keq, janë spitalet regjionale, për shkak të mungesës ose numrit të vogël të anesteziologëve”, thotë Nehat Baftiu.

Neper spitale : Vjen mjeku t' bon operacion edhe ska pej me ta kep varren ...

QKA OSHT KY SHTET KSHTU !

DERI KUR MA ME HJEK KY POPULL !
Post Reply