“Troja” do të promovojë një këngë të re në Mitrovicë

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

“Troja” do të promovojë një këngë të re në Mitrovicë

Post by Muki Vojvoda »

Prishtinë, 15 prill - Një ditë para se të ngjiten në skenë, “trojanët” janë gati për të dhënë “Amanetin...” e për të treguar rëndësinë e “Mbretëreshës kohë” në Mitrovicë. Për t’ia shtuar kësaj, bendi do të performojë enkas një këngë për këtë koncert.
“Është një këngë e vjetër jona që e kemi remixsuar dhe dëshirojmë ta perfomrojmë në Mitrovicë”, ka thënë Bujar Berisha, vokalist i grupit “Troja”.
Ai nuk ka shpalosur titullin e këngës, duke thënë se ajo do të performohet në fund të koncertit si dhuratë për Mitrovicën. Por ai ka thënë se teksti i këngës - i cili është ndryshuar, duke u përshtatur me rrethanat e tanishme - nuk ka të bëjë me Mitrovicën.
“Ka të bëjë me Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Berisha.
Kënga surprizë do të jetë vetëm njëra nga shumë këngët e tjera që do të performohen për gati dy orë në qytetin që njihet edhe si vendlindja e rockut në Kosovë. Katërshja e “Trojës” do të performojnë në sallën e njëjtë ku disa ditë më parë basketbollistë serbë e kosovarë janë përleshur mes vete.
Por Bujar Berisha, në vokal, Florent Bajrami, në kitarë, Agron Ejupi në bass dhe Violand Shabani në bateri nuk e mendojnë se do të jetë e njëjta gjë edhe në koncertin e tyre në hallën e sporteve “Minatori”.
“Rock’n’Roll dhe dhuna nuk shkojnë mes vete”, ka thënë Berisha. Vokalisti i grupit ka thënë se përpos sigurimit privat kanë marrë edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës.
“Konfirmimi i tyre na ka bërë të ndihemi se kemi shtet”, ka thënë Berisha, i cili është i bindur se njerëzit që do të vijnë në koncert janë të vetëdijshëm për mesazhin që “Troja” dëshiron të japë në Mitrovicë.
“Kur vjen puna te ky qytet, të gjitha ndasitë lihen anash”, ka thënë Berisha.
Koncerti i së shtunës do të jetë i hapur për të gjithë ata që duan të kënaqen me muzikë.
“Kushdo mund të vijë. Shqiptarë, serbë e çdokush tjetër që e ndien vetën të afërt me muzikën”, ka thënë Berisha.
Por kategoria që nuk e kanë qëllimin e paqes sipas vokalistit të “Trojës”, në këtë koncert do ta kenë të ndaluar të hyjnë në “Minatori”.
“Rock ‘n’ Rolli është paqe. Mitrovica është këtu ku është për shkak të politikës serbe ndaj atij vendi. Mesazhi që dëshirojmë të transmetojnë është që Mitrovica është vend i shenjtë për ne”, ka thënë Berisha.
Por ai është i bindur se gjithçka do të shkojë mirë më 16 prill në Mitrovicë.
“Besojmë se do të jetë një koncert ku shumë të rinj nga gjithë Kosova do të mund të mblidhen dhe të argëtohen në këtë qytet, që fatkeqësisht pas përfundimit të luftës nuk ka qenë simbol i bashkimit e i argëtimit, por qytet - simbol i ndarjes, i urrejtjes, i dhunës e i varfërisë”, ka thënë frontmeni i “Trojës”.
Për Berishën, koncerti në Mitrovicë nuk është duke u bërë për të ngjallur provokim.
“Ideja është që të gjithë të mblidhemi në Mitrovicë dhe të tregojmë se sa është i rëndësishëm ky qytet për kosovarët”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, gjatë këtij koncerti nuk do të ketë ndonjë fjalim që do të jepte ndonjë mesazh politik.
“Mesazhi ynë do të jetë kënga”, ka thënë Berisha, i cili nuk pret që ky koncert të ketë ndonjë ndikim në Mitrovicë.
“Në botë rock muzika ka ndikim. Por ajo çka dëshirojmë të ndikojmë është që të ndërrojmë imazhin e Kosovës në botë i cili tani për tani është i lidhur me krim”, ka thënë Berisha.
Teksa gjashtë mijë bileta janë shpërndarë në të gjitha qytetet e Kosovës, ‘Trojanët’, presin që afro katër mijë veta të bëhen bashkë në qytetin e minatorëve.
“Vetëm në Mitrovicë i kemi lënë dy mijë bileta. Salla i zë diku jo më shumë se tre mijë mirëpo ne presim që ta tejkalojmë këtë numër”, ka thënë Berisha.
Koncerti i grupit të njohur për këngët si “Amaneti i Clownit”, e “Mbretëresha kohë” do të fillojë në orën 20:00. Koncerti i trojanëve në Mitrovicë është i dyti i turneut “The Young Ghettopeans”. Edhe posteri paralajmërues i koncertit që mbanë logon e punëtorëve të “Trepçës”, por me mbishkrimin “Troja”, tregon të njëjtën gjë.
Mirëpo trojanët nuk do të jenë të vetëm. Me ta do te jetë Shkolla e Rockut në Mitrovicë.
“Do të jetë një bend nga kjo shkollë pasi që ‘Troja’ ka vendosur që në këtë mënyrë të promovojë vlerat e kësaj shkolle”, ka theksuar Berisha.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,55675

Qiteni qit lajm,te lajmet kryesore me foto,masi se keni qit hala edhe merret vesh ma shpejt per koncertin e trojes informohet kush nuk osht informu deri tash.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: “Troja” do të promovojë një këngë të re në Mitrovicë

Post by V | a G r a »

u kry ky koncert e kush ste komentoj hahaha ev ev :lol: ...

te kom than mos u mirr me mu neper tema po spo merr vesh ... a pe sheh qe edhe ty t' ndodh i njejti sen ...
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: “Troja” do të promovojë një këngë të re në Mitrovicë

Post by Muki Vojvoda »

Nuk vuj me mi komentu temat dikush,kete teme e kom hap vetem sa per me i informu ni pjese te shoqnis qe shpesh hin ne ket forum vetem si vizitor,edhe ja kom arrit qellimit per shkak se se paku 8 vet e kan marr vesh per koncertin nepermjet kesaj qe kom postu une ktu.
Post Reply