12 vjeçari vret prindërit !
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82
- rock_boy18
- Posts: 5437
- Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
- Location: n'Mitrovicë
12 vjeçari vret prindërit !
12 vjeçari vret prindërit dhe plagos rëndë vëllanë 9 vjeç dhe motrën e tij 5 vjeçe
SHBA, 6 Mars, NOA-Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Shtetet e Bashkuara. Një djalë vetëm dymbëdhjetë vjeç në Koloradon ka vrarë me armë zjarri prindërit dhe ka plagosur rëndë vëllanë dhe motrën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Burlington, Kolorado: Charles dhe gruaja e tij Marilyn, të dy pesëdhjetë vjeç, u gjetën të vdekur nga policia në shtëpinë e tyre pas marrjes së një telefonate nga dymbëdhjetë vjeçari i cili fliste për “të shtëna” në shtëpi.
Agjentët e policisë kanë gjetur gjithashtu të plagosur rëndë vëllanë nëntë vjeç dhe motrën 5 vjeçe të agresorit. Policia ka arrestuar 12 vjeçarin, i cili është akuzuar për vrasje dhe ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një pistoletë dhe një thikë.
Sipas ligjit në Kolorado ai do gjykohet si një i rritur.
a.e./NOA
khaaa sa krimi sa masakra ne muajin mars ka ndodh , duhet mu emru MARSI I ZI