Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by V | a G r a »

Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Image

“Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e prekur rëndë dhe dënon ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, të lëshuar në orën 19:25 minuta.

Personat e vrarë dhe të plagosur, sipas një burimi të CNN-it, janë pjesëtarë të forcës ushtarake ajrore amerikane nga baza Lakenheath në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithëkëtë, sipas tij, këto janë vetëm informacione preliminare.

Ata ishin forca të sigurisë dhe ndodheshin rrugës për në misionin e tyre, për t’u ndërruar, ka deklaruar burimi i CNN-it, pa mundur të tregojë në mënyrë specifike se ku kanë qenë duke shkruar.

Sipas burimeve, ata fluturonin me një linjë civile fluturimi dhe jo me ndonjë aeroplan ushtarak.

Besohet se policia gjermane ka ndaluar një të ri nga Kosova, dyshohet se ai është i nacionalitetit serb.

Baza amerikane Ramstein në Gjermani rregullisht përdor fluturimet komerciale nga aeroporti i Frankfurtit.

17:25:16

Sipas mediave gjermane, të shtënat kanë ardhur nga brenda autobusit.

Ndërkohë, Policia Gjermane ka deklaruar se dy persona kanë vdekur pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në një autobus që bartte ushtarë amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit.

Vozitësi i autobusit dhe një ushtar amerikan raportohen se janë vrarë, kurse dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Një 21 vjeçar që dyshohet se është nga Kosova është arrestuar nga policia, nën dyshimet se ai ka qëlluar mbi amerikanët.

Autobusi ndodhej përballë Terminalit 2 në Aeroportin e Frankfurtit që është i dyti për nga madhësia në Europë.

Policia u ka deklaruar mediave gjermane se ende nuk është e qartë nëse kjo ka të bëjë me ndonjë akt terrorist.

Zëdhënësi i Policisë Gjermane, Jurgen Linker i ka deklaruar gazetës "Die Welt" se dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda autobusit.

Ndërkohë, korrespondenti i BBC'së në Berlin, Stephen Evans ka njoftuar se aerporti nuk është shumë larg nga baza ajrore Ramstein, ku ndodhet e vendosur selia kryesore e Forcave Ajrore Amerikane në Europë.

17:07:16

Dy ushtarë amerikanë janë qëlluar për vdekje sot në Aeroportin e Frankfurtit.

Ndërkohë, burime të Sky News tregojnë se edhe dy persona të tjerë janë plagosur në këtë incident kurse policia ka arrestuar menjëherë një 21 vjeçar nga Kosova që dyshohet se e ka kryer aktin.

Sipas raporteve, të shtënat mbi ushtarët kanë ndodhur në autobus ose afër tij.

Ngjarja ka ndodhur përballë terminalit 2 të Aeroportit të Frankfurtit që është i dyti më i madh në Evropë, ka deklaruar zëdhënësi i Aeroportit.

Burimi:
GazetaExpress
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by hardman »

nese eshte shka , qa ka mu ndi keq kosova.
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by bg82 »

hardman wrote:nese eshte shka , qa ka mu ndi keq kosova.
e nese nuk osht shka?



une nuk e di qysh vet muslimant nuk distancohen prej ktyne njervze qe fene islame jon tu e keqperdor, si rezultat i depresionit edhe mosdienise qe kan, marrin ksi vendime.

pos tjerat ky tipi kurfar trminije e as burrnije nuk ka tregu, ka vra njerez mas shpine.
nejse se tash ne burg ton jeten ka kohe me mendu nese ka pas llogari.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by psy »

a po m'ha fort po m'ha. Sa dha kush gjevap per 1 milion muslimane t'vram n'Irak, e qaq edhe n'Afganistan, se dha najkush gjevap per krime qe bohen dite e per dite n'muslimane. Tipi simas faces qysh u dok'ke, nuk kish sifate qe munet me kon musliman i devotshem, po qkadokofte, nuk bon me e identifiku as Kosoven me at njeri, e as Islamin, aq ma pak.
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by bg82 »

po simas faces tash nuk pe gjykojme, pe gjykojme simas vepres... e vepra e tij sipas mendimit te tij ose kush do qe e ke shty u kon me motive fetare.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by psy »

kur i lexoj komentet n'Express, ski qare pa e magjinu rastin e njejte n'Shqipnine Enveriste, veq viktimat me u pas kon naj rus a naj kinez, e tu i qit Enveri n'konop autort. T'jem t'kjarte, atehere AMERIKA IMPERIALISTE U KON ARMIKE.

Expressi dje n'krye me at kurven Arlinda Deskun (katolike), e para ja ka nise me kolektivizim t'motivit edhe ofendim t'ndersjelle ndaj Islamit.
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by SOPRANO »

tragjedi e rond.....qfar truni duhet me pas me u bo pilot,edhe ne fund ni piqpirik 21vjet met vra... mozomakeq

ndjej keqardhje per familjet e ktynve,edhe per ushtrin amerikane...aleatet qe na u kan gjet kur kemi pas nevoj
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by bg82 »

nuk osht puna nese kjo na prish me ameriken ose jo, se sa per ata te mjeret amerikant kush ju ka ra hise mi pas miq...

puna osht qe qifti i ktij e shume te tjere po na zbehin imigjin ndaq si shqiptar e ndaq si musliman... e sidomos kur ti takon te dyjav.

une nuk e di a ka met naj e zeze pa e bo shqiptart.
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by cowboy »

SOPRANO wrote:tragjedi e rond.....qfar truni duhet me pas me u bo pilot,edhe ne fund ni piqpirik 21vjet met vra... mozomakeq

ndjej keqardhje per familjet e ktynve,edhe per ushtrin amerikane...aleatet qe na u kan gjet kur kemi pas nevoj
:arrow:
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by Her! »

Shume prej atyne ushtarve qe shkojn me vra njerz (gra, fmi) tpafajshem, thelle nzemren e tyne ma perpara kishin pranu me i vra dikush, se sa me shku 'detyrimisht' me vra njerz tpafajshem, kurgju kurgju me mos me perjetu tortura trona qysh perjetojne qdo dite, ushtare tpafajshem e fmi e gra.
E sa per kit tipin, osht forja qe qa bohet e madhe gjithe pytja osht "Was he moslim?!", e kit definimin e ksaj fjale shume e kane keqkuptu, edhe e keqinterpretojne.

Vet gjermont, e pash, qe aktin e kishin qujt si 'akt individual', (edhe osht), e kshtu qe sdi qa pi boni tmdhaja kto pune, kur qysh tha edhe psy, kujt sja nin per ton ato jete qe shkojn posht qdo minut nPalestine...
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by SOPRANO »

Her! wrote:Shume prej atyne ushtarve qe shkojn me vra njerz (gra, fmi) tpafajshem, thelle nzemren e tyne ma perpara kishin pranu me i vra dikush, se sa me shku 'detyrimisht' me vra njerz tpafajshem, kurgju kurgju me mos me perjetu tortura trona qysh perjetojne qdo dite, ushtare tpafajshem e fmi e gra.
E sa per kit tipin, osht forja qe qa bohet e madhe gjithe pytja osht "Was he moslim?!", e kit definimin e ksaj fjale shume e kane keqkuptu, edhe e keqinterpretojne.

Vet gjermont, e pash, qe aktin e kishin qujt si 'akt individual', (edhe osht), e kshtu qe sdi qa pi boni tmdhaja kto pune, kur qysh tha edhe psy, kujt sja nin per ton ato jete qe shkojn posht qdo minut nPalestine...
a tkan qliru ty palestinezt apo amerikant?

nuk osht mir mu kon injorant...kjo osht bo e madhe se ni shqiptar i shkret ka qu dor ne ushtrin qe sna ka lon me u faru..ka qu dor ne ushtrin amerikane

spo thom kjo osht marre,se marrja ska vend...kjo osht tragjedi per familjet e aleatve ton
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by hardman »

SOPRANO wrote:
Her! wrote:Shume prej atyne ushtarve qe shkojn me vra njerz (gra, fmi) tpafajshem, thelle nzemren e tyne ma perpara kishin pranu me i vra dikush, se sa me shku 'detyrimisht' me vra njerz tpafajshem, kurgju kurgju me mos me perjetu tortura trona qysh perjetojne qdo dite, ushtare tpafajshem e fmi e gra.
E sa per kit tipin, osht forja qe qa bohet e madhe gjithe pytja osht "Was he moslim?!", e kit definimin e ksaj fjale shume e kane keqkuptu, edhe e keqinterpretojne.

Vet gjermont, e pash, qe aktin e kishin qujt si 'akt individual', (edhe osht), e kshtu qe sdi qa pi boni tmdhaja kto pune, kur qysh tha edhe psy, kujt sja nin per ton ato jete qe shkojn posht qdo minut nPalestine...
a tkan qliru ty palestinezt apo amerikant?

nuk osht mir mu kon injorant...kjo osht bo e madhe se ni shqiptar i shkret ka qu dor ne ushtrin qe sna ka lon me u faru..ka qu dor ne ushtrin amerikane

spo thom kjo osht marre,se marrja ska vend...kjo osht tragjedi per familjet e aleatve ton
Zoti i ka kto pune ne dore. shesheli pat than maslufte qysh skena dite e mi qu refugjate per serbi e me jau hup faren e mos mi perzan per evrope e shtete tjera.Qa kan ba t hujt ne masakren e srebrenices per mi pshtu, sen hiq, besa u ba masakra n prani tyne, e shqiptart e zi veq amerika amerika, qysh po thojn do deqanit bashe po ma thini ka po ju ni sa injoranta jeni
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by hardman »

ka pase prej palestine qe ju kan ardhe ne ndihme uck-es u kan si dokumentar nese sgaboj, ndersa amerika fuqi botrore u hi per interesa t veta se sja kish ni as sa per ni kime floku per shqiptar. Tash e ka n dore ballkanin se synimi i amrikes eshte me pase ne dore krejt boten, ty t konvenon me kan nen krahun e tjeter kujt se sje msu me kan i pavarun, ndersa afganistani qe sdon me kan ner kerkon zhvillohet lufte e madhe, sikur t kishin pranu edhe afgant me kan ner amerike edhe ata si na qyshtu kishin pas "pavaresi" e demonkraci.

shfletoni ma shume pak e mos e kqyrni veq lajmet e 7.00 te ktv-es e t 7.30 t rtk-es pro katolike e anti shqiptare se dihet qe rreth 98 e shqiptarve ne ks jan musliman
User avatar
CRADLE OF FILTH
Posts: 333
Joined: Sun Feb 08, 2009 10:47 pm
Location: FERIZAJLI DERI NE PIKE TE FUNDIT
Contact:

Re: Kosovari vret dy ushtarë amerikanë

Post by CRADLE OF FILTH »

psy wrote:a po m'ha fort po m'ha. Sa dha kush gjevap per 1 milion muslimane t'vram n'Irak, e qaq edhe n'Afganistan, se dha najkush gjevap per krime qe bohen dite e per dite n'muslimane. Tipi simas faces qysh u dok'ke, nuk kish sifate qe munet me kon musliman i devotshem, po qkadokofte, nuk bon me e identifiku as Kosoven me at njeri, e as Islamin, aq ma pak.
:arrow: :arrow:
Post Reply