Deputeti Gani Geci hyn me force n'Klan Kosova

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Deputeti Gani Geci hyn me force n'Klan Kosova

Post by hp11 »

Prishtinë, 9 nëntor – Portali indeksonline.net ka raportuar se kryeredaktori i TV Klan Kosova, Baton Haxhiu ka komunikuar në televizoinin e tij se ish deputeti Gani Geci ka hyrë i armatosur në studiot e Klan Kosovës për ta ndërprerë realizimin e emisionit Zona e Debatit. Ai ka thënë se “Geci i armatosur nuk lejoi mbajtjen e emisionit, ndërsa edhe përfaqësuesit e partive të tjera nuk u lejuan”
Më pas, sipas këtij portali. edhe Klan Kosova përmes një lajmi të titruar ka komunikuar se “Emisioni Zona e Debatit është ndërprerë për shkak të sulmit të deputetit Gani Geci, i cili dhunshëm nuk lejoi të zhvillohej debati duke i penguar edhe përfaqësuesit e partive të tjera që të marrin pjesë në emision”.
Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe forcat policore për tu marrë me rastin. Informacionet më të detajishme për ngjarjen e orëve të mbrëmjes, ka dhënë edhe Klan Kosova në edicionin e lajmeve të orës 22:30, në Klan Kosova.
Sipas Klan Kosovës, Geci është paraqitur i ashpër në hapsirat e këtij televizioni në prag të fillimit të emisionit Zona e Debatit, të Baton Haxhiut, me ç’rast ka kërcnuar Haxhiun. Ai ka kërkuar të futët brenda dhe të dijë se kush është pjesëmarrës nga partia e tij. Për këtë shkak mysafirët e ftuar, përfaqësues të partive politike të Kosovës Teuta Sahatqia, Enver Hoxhaj…) hoqën dorë nga emisioni. Më pas në Klan Kosova ka arritur policia, por para se të arrijnë pjesëtarët e policisë së Kosovës, Gecaj i ka lëshuar hapsirat e Klan Kosovës.

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,7,39928
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Deputeti Gani Geci hyn me force n'Klan Kosova

Post by psy »

ni qisi "ngushtimi n'qysh" e mledhje t'beve, Baton Stanishiqi fort moti e ka meritu edhe e meriton. Po Gania e ka zgjedhe menyren e gabushme. Se arsyetoj.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Deputeti Gani Geci hyn me force n'Klan Kosova

Post by AciDiuS »

psy wrote:ni qisi "ngushtimi n'qysh" e mledhje t'beve, Baton Stanishiqi fort moti e ka meritu edhe e meriton. Po Gania e ka zgjedhe menyren e gabushme. Se arsyetoj.
shummmm mka kesh lukth e mushkni me to tu e paramenu aty t'qart si pit bull gania ahhah pasha robt spo di ganija osht kogja nifar njeri qe i besoj diqysh ....
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Deputeti Gani Geci hyn me force n'Klan Kosova

Post by hp11 »

Zoteri Geci a eshte e vertete se keni hyre i armatosur ne Klan Kosova?

-Jo,revolen e kom pas me veti,n'kerr. Edhe shyqyr qe e kom pas n'kerr :lol: :lol: :lol:
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Deputeti Gani Geci hyn me force n'Klan Kosova

Post by V | a G r a »

dikush duhet me shprep ...
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Deputeti Gani Geci hyn me force n'Klan Kosova

Post by David Gilmour »

ajt se mir osht puna perderisa s'em interesojn fort kto sene
Post Reply