Në Shqipëri Humbin jetën 8 përsona
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82
- V | a G r a
- Posts: 12726
- Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
- Location: Pr!sht!n
- Contact:
Në Shqipëri Humbin jetën 8 përsona
08/11/2010 23:30
Përkeqësohet bilanci i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në fshatin Ziaj të komunës Fratër në Ballsh ku një autobus i linjës Tiranë-Athinë ra nga një lartësi prej 100 metrash.
Autoritetet policore njoftojnë se numri i viktimave ka arritur në 8 pasi 2 prej personave të shoqëruar në gjendje të rëndë shëndetësore për në spital kanë humbur jetën. Gjithashtu në morgun e spitalit të Fierit ka mbërritur trupi i pajetë i Arben çukos, njëri ndër 8 viktimat e konfirmuara deri më tani nga ana e policisë.
Ndërkohë nga vendngjarja ka përfunduar operacioni i shpëtimit, ndërsa grupi hetimor vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas disa të plagosurve në momentin e aksidentit shoferi ka qenë duke folur në telefon.
Burimi :
Top-Channel.
- V | a G r a
- Posts: 12726
- Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
- Location: Pr!sht!n
- Contact:
Re: Në Shqipëri Humbin jetën 8 përsona
Shqipëri: Tragjedi në ditën e gëzimit
Nëntë të vdekur dhe 41 të lënduar si pasojë e aksidentit tragjik, që ndodhi të hënën mbrëma afër vendit të quajtur Ziaj, në rrethin e Ballshit, kur autobusi me 49 udhëtarë që po udhëtonte nga Tirana për në Athinë ra në një humnerë afro 100 metra të thellë.
Derisa të hënën mbrëma njerëzit në gjithë Shqipërinë po gëzoheshin për heqjen e vizave dhe për udhëtimin e lirë për në Evropë, një autobus i vijës Tiranë-Athinë doli nga rruga dhe ra në një humnerë rreth 100 metra të thellë. Si pasojë, jetën e humbën nëntë persona, tetë prej të cilëve tashmë janë identifikuar, ndërsa janë plagosur rëndë edhe 41 të tjerë, njoftoi Policia e Shtetit. Në vendin e quajtur Ziaj, autobusi që ishte nisur për Athinë, dhe udhëtarë të të cilit kryesisht ishin emigrantë shqiptarë, ka nga 100 metra lartësi. Për shkak të terrenit të rëndë, ekipet e shpëtimit, njësitet e zjarrfikësve dhe njësiti policor Renea e patën shumë të vështirë operacionin e shpëtimit.
Dëshmitarët okularë të ngjarjes deklaruan se shoferi i autobusit, që ishte me kombësi greke, me gjasë ishte i dehur, dhe se kjo gjë ishte hetuar gjatë vozitjes nga disa prej udhëtarëve.
“Shoferi bëri disa gabime gjatë udhëtimit, përfshirë këtu edhe disa frenime jo të rregullta. Ai ka qenë i dehur”, deklaroi një dëshmitar për mediat shqiptare.
Ndërkaq, autoritetet policore njoftojnë se numri i viktimave arriti në nëntë pasi që tre nga personat e transportuar nga vendngjarja, të cilët ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, vdiqën në spital.
Ministri shqiptar i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili vizitoi vendin e tragjedisë, në orët e vona të së hënës mbrëma njoftoi për përfundimin e operacionit të shpëtimit.
“Operacioni i shpëtimit dhe boshatisjes së autobusit ka mbaruar. Të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve, dhe janë të paktën 34 të plagosur, shumica e të cilëve janë vendosur në spitalin e Fierit”, sqaroi ministri Vasili.
Mediat shqiptare ndërkohë njoftuan se në drejtim të Spitalit të Janinës, në Greqi, janë dërguar dy shtetas të lënduar, gjendja e të cilëve ishte tejet e rëndë.
Express

Shoferi fliste në telefon –Policët ishin të dehur-Ambulanca shkoi dy orë me vonesë!”
:S:S:S:S
http://www.albnow.com/ekskluzive%E2%80% ... 80%9D.html
:S:S:S:S
http://www.albnow.com/ekskluzive%E2%80% ... 80%9D.html
Re: Në Shqipëri Humbin jetën 8 përsona
edhe jo 8 po 9
- rock_boy18
- Posts: 5437
- Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
- Location: n'Mitrovicë
Re: Në Shqipëri Humbin jetën 8 përsona
krejt lloma i ka shqipnia polict shum shum t'dopt (N)
e per kta qe kan vdek ngushllime familjarve te tyre e inshAllah skan vujt shum gjat minutave te fundit te jetes !