Hoşgeldin

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Hoşgeldin

Post by psy »

http://www.mesazhi.com/artikuj/ho351geldin

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, që vlerësohet si mik i madh i Kosovës, arriti sot për një vizitë dyditore në Kosovë.

E mërkure 3 Nëntore 2010

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në mesditë ka arritur në Kosovë, ndërkaq në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ai është pritur nga zëvendëskryeministri në largim Hajredin Kuçi.

Është bërë e ditur se kryeministri turk do të zhvillojë takime zyrtare me ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe me kryeministrin në shkarkim, Hashim Thaçi. Pas këtyre takimeve kryeministri Erdoğan dhe kryeministri në shkarkim, Thaçi do mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në shoqërim të autoriteteve më të larta të Kosovës, kryeminitri Erdoğan, të mërkurën do të qëndrojë në Prizren. Ai në qendër të qytetit në ora 16:30 do t’u drejtohet qytetarëve të kësaj ane, ndërsa më pas do të vizitojë Xhaminë Sinan Pasha në Prizren.

Kryeministri turk Erdoğan do të marrë pjesë në një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Prizrenit në ora 17:30, në të cilën do të nderohet me titullin e lartë “Qytetar Nderi i Prizrenit”, titull ky që organi më i lartë prizrenas ia ka akorduar me 30 gusht të këtij viti, me iniciativ të Partisë së Drejtësisë.

Nga Prizreni është bërë me dije se mbretëron atmosferë solemne në prag të vizitës së kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Nëpër rrugët e qytetit janë vendosur flamuj të shumtë të Kosovës, flamuj kombëtar shqiptar dhe flamuj të Turqisë, si dhe të vendeve tjera mike të shtetit tonë. Po ashtu në qytet janë vendosur edhe pano të mëdha me fotografi të kryeministrit turk, Erdoğan dhe homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, me mbishkrimin “Mirësevini!”.

Zyra për shtyp e kryeministrit turk ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, kryeministri Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë vendet e trashëgimisë kulturore turke në Kosovë, si dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e projekteve të ndryshme të zhvilluara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Burime të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë të ditur se të enjten kryeministri turk do të vizitojë Universitetin e Prishtinës dhe do të marrë pjesë në një ceremoni solemne në të cilën do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” i Universitetit të Prishtinës. /kosovalive/mesazhi/
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Hoşgeldin

Post by Muki Vojvoda »

Prizren, mikpritje madhështore Erdoganit
Mbi 30.000 qytetarë kanë bërë një pritje madhështore në sheshin Shadërvan kryeministrit turk Tajjip Erdogan.

E mërkure 3 Nëntore 2010 20:48

Prizren: Kryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, po qëndron në një vizitë në Kosovë. Fillimisht ai ka arritur në Prishtinë, me ç’rast është takuar me kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi, me ushtruesin e detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi etj.

Më pas, kryeministri turk, Erdogan ka udhëtuar për në qytetin e kulturës, në Prizren.

Rrugët për në Shadërvan qenë të mbushura me nxënës dhe qytetarë me flamuj kombëtar dhe shtetëror të Kosovës dhe të Turqisë që kishin dalur për ta nderuar ardhjen e kryeministrit Erdogan.

Ai, i shoqëruar nga ministra të qeverisë së tij, nga kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, ministrat në largim Yagcilar e Hoxhaj, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja etj., ka mbajtur fjalim para masës së tubuar në Shadërvan. Ndërkohë që masa e tubuar prej më se 30 mijë qytetarëve qe e emocionuar dhe fuqishëm përkrahu mysafirin e tyre..

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja tha se kjo është një një Ditë Feste për qytetin e Prizrenit, me ç’rast çmoi kontributin e Turqisë dhënë Kosovës. Të pranishmit i përshëndeti edhe ministri Mahir Yagcilar i cili falënderoi shtetin turk për ndihmën e dhënë Kosovës.

Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, ndër të tjera tha se sot për Kosovës është një ditë e veçantë e historisë së re, ngase për herë të parë një kryeministër i Turqisë viziton Kosovës. Ai me këtë rast, vizitën e kryeministrit Erdogan e vlerësoi si vizitë të një heroi edhe të Kosovës dhe mikpritjen ndaj tij si mikpritjen më vëllazërore të mundshme. Ai po ashtu kujtoi momentet kur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Erdogan i kishte dhënë përkrahje dhe mbështetje të madhe duke e sugjeruar që të mos pres më.

Ndërsa, kryeministri turk, Erdogan, në fjalimin e tij para të pranishmëve, i shoqëruar nga duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta përkrahëse, kujtoi momentet kur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me të marrë lajmin për shpalljen e Kosovës shtet, kishin vendosur ta njohin menjëherë atë. Ai tha se Kosova është ndër vendet më të bukura të botës. Po ashtu edhe Prizrenin e cilësoi si vend me bukuri dhe veçanti të shumta natyrore dhe kulturore, duke vënë theks në pluralizmin etnik dhe fetar, tolerancën dhe bashkëjetesën, për të cilën tha se duhet shërbyer si model për mbarë botën. Ai përmendi veprat e “trashëgimisë kulturore të përbashkët” dhe ruajtjen e asaj trashëgimie. Në këtë kontekst, Erdogan tha se ne bëjmë që të gjurmojmë e të kultivojmë vlerat kulturore nga mbishkrimet në Mongoli, në Bosnjë, xhamitë në Maqedoni e deri në Palestinë. Ndërsa për Kosovën ai tha se ajo ka 250 vepra historike që reflektojnë të kaluarën e përbashkët, që simbolizojnë vëllazërinë mes Turqisë dhe Kosovës dhe që promovojnë vëllazërinë dhe vlerat tona të përbashkëta.

Kryeministri Erdogan, dha porosinë për shkollim dhe arsim të të rinjve e veçanërisht të vajzave. Ndërkohë ai ftoi para skenës edhe vajzën e tij që e kishte shoqëruar në këtë vizitë në Kosovë, me ç’rast së bashku përshëndetën masën. Ai poashtu prezantoi edhe anëtarët e ekipit të tij.

E veçantë e fjalimit të tij ishte pauza gjatë thirrjes së ezanit të akshamit, me ç’rast, kryeministri Erdogan heshti derisa përfundoi ezani, gjë e cila e ndezi fuqishëm përkrahjen e masës.

Ndërsa, pas tubimit në Shadërvan, kryeministri Erdogan me ekipin e tij dhe zyrtarët kosovarë u mblodhën në Kuvendin Komunal të Prizrenit, me ç’rast, me një seancë solemne u dekorua me titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit, titull ky më i lartë që jep komuna, nismë kjo e iniciuar gjatë verës nga dega e Partisë së Drejtësisë në Prizren dhe e miratuar unanimisht nga deputetët e Kuvendit Komunal. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja shprehi kënaqësinë e tij që ndan këtë çmim dhe tha se Erdogan është gjithmonë i mirëseardhur dhe i nderuar për ne.

Pas këtij tubimi, Erdogan me shoqëruesit e tij mori pjesë në përurimin e Xhamisë së Sinan Pashës në Prizren, e rinovuar nga Agjensioni Turk për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA).

Më pas Ekipi i mysafirëve, nga Prizreni udhëtoi për një darkë në një familje në fshatin Mamushë.

Ndërsa, në ditën e dytë të vizitës së tij, kryeministri Erdogan do të vazhdojë agjendën në Prishtinë, me ç’rast, nga ora 11:30 do të marr pjesë në përurimin e Xhamisë së Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, e renovuar poashtu nga TIKA.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit Erdogan në Kosovë, e cila rastisi në kohën e vakuumit institucional të shpërbërjes së Kuvendi të Kosovës dhe dorëheqjes së qeveritarëve./mesazhi/
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Hoşgeldin

Post by Emcee »

E ka meritu valla me prit qishtu..
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Hoşgeldin

Post by V | a G r a »

ah tish kan skenda gjall :) ...

nejse fundi fundit kriminelat ( shkijet ) kur pi ushqen '' shteti '' jon pse jo kit far turku ...
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Hoşgeldin

Post by Emcee »

Hec bre shko posto naj foto me Wrestlera pash familjen.. phaaaaaa
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Hoşgeldin

Post by V | a G r a »

mos kce prej korrnerit nese don diqka drejtov kah pm ...
User avatar
Vagenta
Posts: 2397
Joined: Fri Apr 13, 2007 4:44 pm
Location: Italia

Re: Hoşgeldin

Post by Vagenta »

Zyra për shtyp e kryeministrit turk ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, kryeministri Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë vendet e trashëgimisë kulturore turke në Kosovë, si dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e projekteve të ndryshme të zhvilluara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
me duket po e shoh mas nja 200 ose me pak vjet pasardhesisn e Tadiqit e qe vjen edhe don mi pa 'objektet e kultit dhe trashegimise serrbe'....edhe bile shpallet qytetar i nderit ...fatkeqesiht jane histori analoge or qe kane ndodh ne etepa te ndryshme kohore ( raportet tona me turq,raportet me serbe)....
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Hoşgeldin

Post by psy »

Vagenta wrote:

Tadici osht pak ma liberal. Edhe hiq mos shko 200 vjet perpara po ktheu 4 vjet e gjyse mrapa. Kujtoje 2006-ten edhe shpalljen e Bregovicit (idollit t'qetnikve) qytetare nderi n'Tirane. Edhe tregoma masnej temen/linkun ku ke shpreh reagim qitu n'forum per at akt t'Edi Rames ? Bregovici u kon antare i JUL-it (koalicionit t'Sllobes) edhe e pat knu kangen "Kallashnikov" midis Tirane, kange e kendume prej paramiltarve serb, qe kane masakru shqiptare. Ku ke reagu KUNDER Bregovicit kallxom, qe po kapesh kshtu per Erdoganin ? Ma jok more ske reagu hiq, se ti ka kalle hormonet turbofollki i tij pasha familjen, edhe pse je EUROPIANE. Nuk reagon ti per Bregovicin, kumedit qka mu bo. A per ni vizite t'ni MUSLIMANI po. Rrafsh e komplet e pushtume sentimentalisht prej kristosllavizimi. Per me m'fol ti per raporte shqiptaro-turke t'duhen edhe nja 12 vjet t'plota lexim. Hajde tash kallxom qysh kerkojke me copetu Italia Shqipnine n'Konferencen e Fshehte t'Londres (me 1915), qysh dojke me e nda me Mbreterine Serbo-Kroate-Sllovene edhe me Greqine (me 1918/19), qysh e pushtoj Italia Shqipnine (1939-1943), qysh u vra Mujo Ulqinaku, edhe pse ni serbofil si Prodi hajke me dy luge kur ishe puna per bombardimin e Serbise. Edhe masnej qysh i copetoi Europa shqiptart 4 here mrenda 67 vjete, qysh i la ner shkije e grek mrena komplet ni shekulli. Föret e GNJILLANIT ANASH. Psuedonacionalizmin e masluftes anash. Me demek tash qe gjermant e francezt jon pre e jon gri deri n'1945-ten nuk po u bojka me kon partner t'BE-se. As me angleze qe e kane bo luften 116 vjeqare pa nderpre hiq. Raportet shqiptaro-turke as qe i kane ngja ktyne raporteve n'asni komponente, po e morra shembull per me e zberthy esencen e naivitetit t'postimit tond. Vizita e Erdoganit osht VIZITE HISTORIKE edhe rrafsh e barabarte ishalla flaka ju del. Hiq ska nevoje per 200 vjet mas Tadicit. Ai po vjen sahere po don, po kur po vjen ai, kurre syte n'forum spo ti shoh tu reagu.
Last edited by psy on Thu Nov 04, 2010 10:23 pm, edited 1 time in total.
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Hoşgeldin

Post by hp11 »

@ psy

:arrow:
User avatar
Vagenta
Posts: 2397
Joined: Fri Apr 13, 2007 4:44 pm
Location: Italia

Re: Hoşgeldin

Post by Vagenta »

psy wrote:

Per fillim,une dhe kristosllavizmi,turkofilizmi apo sentimente te ketij lloji jemi shume shume shume larg e ti duhesh me pas baza bajagi t'forta per me bo etiketa te tilla .( sikur me te pas thon une ty turkofil qe kish mujt me pas nje logjike duke u bazuar qysh nga titulli i temes)...Mandej se a me duhen mu 12 vjet lexim a jo,s'eshte dicka qe ti mund ta percaktosh...cfare diagnoze leximi me te dhon une ty atehere per historite e shume pjeseve te botes qe i kam studju (qysh n'banka te shkolles fillore e gjer me tash qe me duhen per qellime akademike)?! Mos ja lejo vetes nje delir superioriteti te tille edhe mos e merr guximin te gjykosh njohurite e te tjereve duke u bazuar ne 2,3 poste neper programe virtuale (rocksonte,facebook).
Puna e Bregovicit,Lum,u kon tash e 4 vjet.. e une atehere ne 2006 sbesoj qe kam qene as anetare e forumit...por kam qene ajo qe sahere ka shku ne Shqiperi per pushime,nmomentin qe eshte leshuar muzike sllave ne diskoteka, e para ka dal,hiq me larg kete vere qe e kom bo nje rremuje qe sta merr mendja Pataj pas deliktit te serbeve ne ndeshjen Itali Serbi kur na e djegen flamurin kombetar,une tbetohem qe per koleget e mi nuk ka qene ndonje surprize egersia dhe vulgariteti i serbeve, e kane pas idene prej pershkrimeve te mia se cka mund te pritet prej nje populli te tille e etj etj...pa permend sende te tjera te kohes se okupimit.

Sa per z.Erdoganin qe ka ardh me vizitu une s'jom absolutisht kunder ( gje qe ti e ke keqkuptu)..une veq kisha pas qef qe ai me shku direkt ne Prizren e mi vizitu ato objekte kulti edhe popullsine turkfolese,me ardh edhe ne Gilan bile se turqit e kane Istanbul te na,me shkolla,parti ,asociacione e sene vene, e jo me taku kryeministra e mi dhon vizites karakter zyrtar ,tekefundit ka hise ne ate popullate se ata e ndjejne veten si turq edhe gezojne te gjitha priviligjet si monorance ( cfare ngjasimi me 'minorancen berbere' te Libise qe ishte shpikje koloniale edhe qe hala vazhdon me influencu poziten e Libise ne nivel internacional)
Nejse...ishalla najhere po vetedijesohemi edhe po dijme mu krenu per ate cka jemi dhe qe eshte konstruktu me gjakun e njerzve !!!!
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Hoşgeldin

Post by Muki Vojvoda »

Sot tu ec neper rruget e Prishtines,kenaqesi e madhe me i pa gjithe ata flamura te vogel e te mdhaj tu valu,te Kosoves dhe te Turkise,flamurat e dy shteteve vllezer dhe te lidht shpirterisht,ndersa keto reagime qe po i shoh ne forum une kti qe e ka hap temen veq i kam thon qe priti qafirat kur te lshohen si lloqi i tepert kur vardiset posht murit pas shiut.
I bindun jom qe qitash me ardh me vizitu Kosoven kancalerja gjermane Merkel,kerkush prej juve nuk kish me thon pe paramendoj Serbine mas 200 vjetve tu ardh tu uru objekte te kultit ne Kosove,as qe kish me i shku ndermend bile ni gja e tille,kto pe thom nese po dojm me hi historikisht se edhe Gjermania ktu u kon pushtuese, u kon besa edhe Italia ka vra ka pre ka gri shqiptar e sot Alketa nuk kish me thon kurren e kurres ni sen tille mas vizites naj zyrtari te Italise,bile perkundrazi sot edhe gjuhen shqipe e ka bo dytesore,nonstop me statusa ne gjuhen italiane.Me nis me i hi kshtu me asni shtet sipas trunit te juv snob nuk duhet me pas marredhenie te mira,more kur krert e shtetit tone i mirepresin ne menyren ma te mire e qe kta s'kan te bojn sen me Islam as kta kerka sjan,e cka po e lpini gjakun e qetnikave e pe boni mentalitetin e juj ma te ult se te qetnikave.Pse nuk reagoni pra per Gjermanine,Austrine,Italine po veq per Turkine ? Sepse dihet,kta jane musliman e per me tingllu pak ma kuller kishe une qikaq,fuck inatqort MUSLIM BROTHERS FOREVER !
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Hoşgeldin

Post by psy »

@ Vagenta,

si shkurt. Mire shume qe paske kultivu resentimente anti-sllave ndaj muzikes n'Shqipni, edhe mbaje qat trend, se pos qaj t'mban larg kristosllavizimi. Kristosllavizmi nenkupton bash qat send qe e bone ma heret : arrogance ndaj nje shteti me shumice muslimane, kirifektet ndaj vizites jo pse kshtu jo pse ashtu, edhe barasvleresimi me armik. Ti tu dasht me i barasvleresu me shkije, e paske deshiru kahere mos-islamizimin e ktij populli edhe mbetjen vllazen me sllav. Une t'kom thone qe i urrej interesat meskine t'disa personave qe jon turqizu brenda nates, por Turqine e du, sepse turqit i kam vellazen t'fese (e besoj edhe ti si muslimane duhet me e njofte kete premise) dhe aleatet kryesore qe na e dojne te miren. Nuk ka mujt Erdogani me i vizitu veq turqit, se nuk vjen ni burre shteti shko e eja si Adem Peja, pa u taku me kreret shteteror. Osht parim protokollar qe duhesh me dite. Tung.
User avatar
Vagenta
Posts: 2397
Joined: Fri Apr 13, 2007 4:44 pm
Location: Italia

Re: Hoşgeldin

Post by Vagenta »

Muki Vojvoda wrote:Sot tu ec neper rruget e Prishtines,kenaqesi e madhe me i pa gjithe ata flamura te vogel e te mdhaj tu valu,te Kosoves dhe te Turkise,flamurat e dy shteteve vllezer dhe te lidht shpirterisht,ndersa keto reagime qe po i shoh ne forum une kti qe e ka hap temen veq i kam thon qe priti qafirat kur te lshohen si lloqi i tepert kur vardiset posht murit pas shiut.
I bindun jom qe qitash me ardh me vizitu Kosoven kancalerja gjermane Merkel,kerkush prej juve nuk kish me thon pe paramendoj Serbine mas 200 vjetve tu ardh tu uru objekte te kultit ne Kosove,as qe kish me i shku ndermend bile ni gja e tille,kto pe thom nese po dojm me hi historikisht se edhe Gjermania ktu u kon pushtuese, u kon besa edhe Italia ka vra ka pre ka gri shqiptar e sot Alketa nuk kish me thon kurren e kurres ni sen tille mas vizites naj zyrtari te Italise,bile perkundrazi sot edhe gjuhen shqipe e ka bo dytesore,nonstop me statusa ne gjuhen italiane.Me nis me i hi kshtu me asni shtet sipas trunit te juv snob nuk duhet me pas marredhenie te mira,more kur krert e shtetit tone i mirepresin ne menyren ma te mire e qe kta s'kan te bojn sen me Islam as kta kerka sjan,e cka po e lpini gjakun e qetnikave e pe boni mentalitetin e juj ma te ult se te qetnikave.Pse nuk reagoni pra per Gjermanine,Austrine,Italine po veq per Turkine ? Sepse dihet,kta jane musliman e per me tingllu pak ma kuller kishe une qikaq,fuck inatqort MUSLIM BROTHERS FOREVER !
une ktij postimi veq muj me ju pergjigj me nje 'ha ha ha' shume ironike...edhe une Muk qysh kur e shkruva postimin e pare, e kam dit qe kejt kane mu turr si gusat ne mjegull ( masi veq i pari guxove me perdor fjale joadekuate) ama qe po permendet emri im edhe interaksionet e mia me njerez neper rrjete shoqerore e qe nuk kane lidhje kurrefare me kete diskurs nuk e prita...une nuk jap spjegime pse e qysh e tek shprehna, tkisha lut me debatu qysh na ka hije.
cka ka lidhje me tingllu kuller me fe? feja eshte personale edhe mos nderhyni naton,secilli nfund ka mu gjyku per veprimet e veta qaq,ska met kurrkush me percaktu qafira ,ma mire le ta shohin veten edhe kontradiktat e frazave plot devotizem me ralitetin-perditshmerine
.o daj mos u kapni ju veq per forum,qekaq di me thon ,ktu ka njerez qe kane edhe horizonte tjerakah mu shpreh e qe realisht i kane krejt po nuk i shfrytezojne.
mpuq e keni
User avatar
Vagenta
Posts: 2397
Joined: Fri Apr 13, 2007 4:44 pm
Location: Italia

Re: Hoşgeldin

Post by Vagenta »

psy wrote:@ Vagenta,

si shkurt. Mire shume qe paske kultivu resentimente anti-sllave ndaj muzikes n'Shqipni, edhe mbaje qat trend, se pos qaj t'mban larg kristosllavizimi. Kristosllavizmi nenkupton bash qat send qe e bone ma heret : arrogance ndaj nje shteti me shumice muslimane, kirifektet ndaj vizites jo pse kshtu jo pse ashtu, edhe barasvleresimi me armik. Ti tu dasht me i barasvleresu me shkije, e paske deshiru kahere mos-islamizimin e ktij populli edhe mbetjen vllazen me sllav. Une t'kom thone qe i urrej interesat meskine t'disa personave qe jon turqizu brenda nates, por Turqine e du, sepse turqit i kam vellazen t'fese (e besoj edhe ti si muslimane duhet me e njofte kete premise) dhe aleatet kryesore qe na e dojne te miren. Nuk ka mujt Erdogani me i vizitu veq turqit, se nuk vjen ni burre shteti shko e eja si Adem Peja, pa u taku me kreret shteteror. Osht parim protokollar qe duhesh me dite. Tung.
po ,Turqit i kam vellezer te fese sic i kam edhe popullsine Arabe e muslimane te Afrikes Veriore edhe te Lindjes se Mesme..ama Turkia qysh prej 1922 u laicizu shume keshtuqe nuk e e ka si flamur perfaqesues fene islame ( gje qe sinqerisht me shpalljen e Republikes,u mundu me konvertu me vlera te tjera qe ti e din shume ma mire se une ) ,si shtet me shumice muslimane ka mujt edhe mundet mi ndihmu palestinezet kunder presionit israelian( fakt ma bashkohor),ka mujt me mbrojt Algjerine ne 1830 po asnje ndihme as sen edhepse u kon province e Perandorise Osmane,ka mujt mi mbrojt ma mire Libine,Tunisine...etj etj... osht nqet aspekt qe mu sme pelqen politika e ketij shteti se qysh prej 1798 i ka dhon Europes rast me perfitu permes kolonializmit ne disfavor te Uhmes islame.
n
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Hoşgeldin

Post by psy »

Mire o tash. Prej barasvlersimit me shkije dulen vellezer. Po m'vjen mire, qe e bone kete rotacion. E di une qe u laicizu e kur u laicizu e krejt. Edhe jom komplet kunder atij sistemi. Edhe jom kunder interesave meskine turke qe kqyrin dikon dikon me turqizu me pare. Po osht ni realitet i madh qe Turqia osht sot ma e angazhumja n'qashtjen e islamit e si ni grusht vend qe osht Kosova, qe ju kane gju berllogu i krejt dyjese, me ni ambasador qe qeverise me kukulla si soji i Hashimit n'pushtet, ndikimi i shtetit turk qe n'thelb t'politikes e ka neottomanizmin (nese ke lexu diqka prej Ahmet Davutoglut e din kete koncepsion), duhet me kon i mireseardhun. Une absolutisht u'a marr n'konsiderate veq pjesen islame t'nomosit, se ska qka na vyn turqizimi. Reagoj kunder shfryrjeve anti-turke qysh reagoj edhe per shfryrje etnofobe tjera, qe jon full of racism, por nuk jom filoturk. Do t'isha kon i lumtun qe rolin e prijetarise islame me pas arabet, por kur FLEJNE prej Maroku deri n'Indonezi, duhet me i besu ja naj Turqie ja dikujna qe e merr mbi vete rolin e prijetarise islame. Ihaaaa qka ka hala pune. Po megjithate Turqia po angazhohet qaq sa po mundet. E nese veq dojna mbijetese t'Islamit n'Kosove, si muslimane duhet me e konsideru si shtet vella. Nese e don Kosoven qishtu LESH qysh osht, atehere vazhdo barasvlersoje Turqine me Serbine. Une tu mendu qe e ki ni pjekuri n'islam, kur hopallaaaaaa ta fut mas shpine pa prit pa kujtu. Turqia osht e vetmume n'qashtjen e Palestines, se qysh thash kur flejne 1 miliarde muslimane ska qka bon ni Turqi. Poashtu edhe Algjeria u marr mas 400 vjete, a paraprakisht u kon e pjese e Perandorise, edhe prijes i pae i saj u kon Hajrudin Barbarosa (shqiptare me origjine, per kuriozitet) Eh kur kane ndrru konstelacionet politike edhe Perandoria Osmane u bo e pafuqishme, qatehere e ka marr Franca me pushtim.
Post Reply