Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by Gu3r||@ »

Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Gjuha shqipe si lëndë mësimore do të jetë obligative në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës, që nga semestri i dytë i këtij viti akademik....


Rektori i Universitetit të Prishtinës ka propozuar që gjuha shqipe të përfshihet si lëndë obligative në të gjitha njësitë akademike. Për këtë çështje është formuar një komision profesional nga departamenti i gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë, i cili ditë më parë i ka prezantuar rektoratit një projekt-propozim bashkë me planin mësimor dhe planin e punës. Në këtë projekt-propozim, është paraparë që emërtimi i kësaj lënde për të gjitha fakultetet të jetë “Kulturë gjuhe”, duke përfshirë brenda saj edhe elemente të shkrimit akademik. Zyrtari për informim në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj, thotë se mësimi i gjuhës shqipe do të mbahet në nivelin e mësimeve lektorale.
Iberdemaj thotë se nuk është e domosdoshme që kursi i gjuhës shqipe të mbahet patjetër në vitin e parë të studimeve. Sipas tij, kursi mund të mbahet në vitin e dytë ose të tretë të studimeve.
Vendimi për përfshirjen e gjuhës shqipe në të gjitha njësitë akademike, bazohet sidomos në gabimet drejtshkrimore që bëjnë studentët gjatë provimeve. Mangësitë në zbatimin e standardit të shqipes nuk janë të theksuara vetëm tek studentët, por edhe tek shtresa intelektuale. Iberdemaj thotë se është vënë re që pavarësisht se në çfarë fushe kanë studiuar kuadrot tona, ata flasin dhe shkruajnë me shumë gabime. Kjo e ka shtyrë rektoratin që gjuha shqipe të jetë obligative në të gjitha fakultetet.
Përzgjedhja e stafit që do të ligjërojë në këtë lëndë do të bëhet përmes një konkursi publik, që do të jetë në kompetencë të Fakultetit të Filologjisë. (Albana Karaj)
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by David Gilmour »

shum e vertete qka ka than rektorati, edhe mjerim osht qikjo pun, vet une pi shoh n'fakulltet e shkrujne Informatik (pa ë) Menaxhmentë (me ë) e plot e plot gabime tjera se per q e ç ose gj e xh s'po foli sa gabimet bohen


po ama qofse e shtijn qit lande n'planprogram veq qe qe hupin pare n'to, se permirsimi osht dasht me u bo shkoll fillore. E me ksi gabime e ksi sene s'ban me hy n'shkoll t'mesme, po tu e pas parasysh nivelin e arsimit n'Kosove tolerohet :P
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by Gu3r||@ »

ksej i thojn : nxansa, mos thuni mëll po thuni "moll" qysh ju ka msu msusi n'shkëll. :P
User avatar
Amon Ra.
Posts: 250
Joined: Wed Jan 06, 2010 2:11 am
Location: Kingdom of the Night

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by Amon Ra. »

Shumë mirë që e bonën qeto..se tmerr kur kryn dikush fakultet edhe vjen ta shkrun "borq"-"borgj" e nuk dine nji ese me shkruu qysh duhet....e mos të flasim mo për "ë" që e vendosin ku nuk duhet e nuk e vendosin ku duhët.
Btw...qeto ju kisha propozu që m'ju mbajt trajnime për gjuhën shqipe edhe drejtorave dhe puntorëve te institucioneve të larta n'Kosovë se katastrof jonë...ta shkrujn e-mailin si me shkru noj fmijë në shkollë fillore...
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by V | a G r a »

me fakultet edhe mos me dit me shkru osht marreeeee ...
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by hardman »

ky eshte problem edhe sa i perket dialektit tone,ose duhet mu msu na ma shkru veq ne gjuhe letrare si ne fakulltet si ne forum si ne msn,ose kurre skena mu msu, edhe gjithe kemi me pase qit problem.


ps: qata thojn si merr vesh shkrimet e doktorrav se se kan pase gjuehn shqipe si lande
Aesculapius
Posts: 830
Joined: Wed Feb 25, 2009 6:13 pm

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by Aesculapius »

mungesa e leximit, se jo qe diqka...
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by Adagio »

hahahhah i dont care...masi i kom kry provimet e gjuhes shqipe...:p

tash e hajn ata qe se kan pas land :p sintaks e morfologji hohoooo keni mu knaq
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by psy »

Osht realitet shume i vertete. N'fakulltet me e pa se qysh shkrun ni student/e, ma shume ju bjen profesorave e asistentave, ama kur isha n'Prishtine n'fakullet edhe na bike me bo prezentime, qofte me slide show-a, qofte me leter n'dore, mujshe me pa qka gazitshin n'ato punime. Gabime ma elementare t'mundshme. Ku me prite masnej prej tyne me t'shkru artikuj ose punime shkencore/akademike. Osht hap i mire futja e gjuhes shqipe, ama kur gabon n'drejtshkrim 12/13 vjet, zor me ja kap raptishit per 1 vjet. Ton kjo fiasko n'gjuhe, anipse msohet 12/13 vjet n'shkolla, duhet me kon syqelje edhe per rishqyrtim t'standardit o daje, se kur shihet ashiqare qe nuk flen ni standard qe 40 vjet, aty ja jon krejt gjeneratat imbecilla, ja faji o te qaj standardizim. Nuk duhet me ju pershtat populli gjuhes, po gjuha popullit. Nuk duhet me bo revolucion mrena nate e me bo gegnishten standard, se ashiqare i kish ra ni inxhinjerim i ri, ama rishqyrtimi i standardit me marrje parasysh t'paskajores t'gegnishtes osht ma se i domosdoshem, tu e dite qe osht pjese e nomosit gegnisht-foles deri n'Shkumbin. Tosknishtja osht teper e ngarkume prej rotacizimit (perdorimit t'shkronjes R gjithkund), edhe normal qe fshatunari nga thellesite rurale nuk ta shkrun "BËRA", po "BANA".
Last edited by psy on Mon Oct 25, 2010 4:39 pm, edited 3 times in total.
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by Gu3r||@ »

spo di per fakulltetet tjera veq i jani e ka land zgjedhore shkrimin akademik, edhe profat jon bajagi hardcore, (huuhhh... shyqyr qe jom kon n'aglisht).
e di vet do koleg qka kan hek ty qa drrasa me gramatik.

nejse, pajtona pak me hardman, puna dialektit.
mu ul 1 tavolin : pejon,mitrovicali,prishtinali,zhakovar,prizrenali,etj..... bohet pshesh krejt. e zbulojn 1 gjuh t're.
User avatar
DemoniCa
Posts: 1313
Joined: Wed Dec 05, 2007 11:15 pm
Location: Kingdom of Loss

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by DemoniCa »

Normal qe nuk dijn me shkru kur ti kane dajt n'qeveri e neper fakullteta
User avatar
Froese
Posts: 88
Joined: Wed Jan 27, 2010 11:14 pm

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by Froese »

Aesculapius wrote:mungesa e leximit, se jo qe diqka...
:arrow:

Aspekti linguistik s'osht i riparushem n'Universitet. Kjo 'Kulture Gjuhe' duhet me qene mas pari kriter per pranim n'Fakultet.

Edhe po, pe parafrazoj Aesculapius qe e paska permend ni element shume t'randsishem, sepse dihet pesha edhe efekti i leximit t'vazhdueshem, qe te na mungon edhe na pru n'kete gjendje. Sot ka shume pak studente qe lexojne literature ma t'avansume se qato skripta t'fakultetit, prandaj ka shume pak studente t'formum, me mendim kritik e aftesi oratorike.
User avatar
Vagenta
Posts: 2397
Joined: Fri Apr 13, 2007 4:44 pm
Location: Italia

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by Vagenta »

Froese wrote:
Aesculapius wrote:mungesa e leximit, se jo qe diqka...
:arrow:

Aspekti linguistik s'osht i riparushem n'Universitet. Kjo 'Kulture Gjuhe' duhet me qene mas pari kriter per pranim n'Fakultet.

Edhe po, pe parafrazoj Aesculapius qe e paska permend ni element shume t'randsishem, sepse dihet pesha edhe efekti i leximit t'vazhdueshem, qe te na mungon edhe na pru n'kete gjendje. Sot ka shume pak studente qe lexojne literature ma t'avansume se qato skripta t'fakultetit, prandaj ka shume pak studente t'formum, me mendim kritik e aftesi oratorike.
shume shume mire ka shkru Froese, s'po shkoj ma larg se vetja pa pas kurrefar ambicie (n'autoreklame ose sende t'ngjashme) kam lexu shume qysh e vogel edhe m'ka met si kultura e leximit,ashtu edhe ajo e shkrimit paster...kur erdh interneti ne Kosove,dy tri vjet kam shkru ne gjuhe standarde edhe ne msn po kur ja nisen njerezit (bile edhe bajagi te afert) me me marr ne fore e me ma bo block,ju pershtata rrethit ( sa i perket tfolurit msn,forum e ksi gjana?.
eshte fatkeqesi e madhe se edhe ata pak studente qe shkruajne ne gjuhe standare,s'kane perkrahje edhe behen objekt tallje e per shkak t'mentalitetit tone sot i ka dal pune (goxha si vone) Rektoratit me bo deklarata e me ndermarr masa
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by rock_boy18 »

tash qdo fakultet e ka land gjuhen shqipe phii :@
User avatar
70's
Posts: 61
Joined: Fri Aug 06, 2010 3:02 pm
Location: prishtinë

Re: Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë...

Post by 70's »

edhe u bo trendy me shku ne fakultet
Post Reply