Europa heq vizat për Shqipërinë

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by V | a G r a »

Europa heq vizat për Shqipërinë

Image

Miratohet me shumicë votash në Parlamentin Evropian raporti i Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Raporti i Fajon që bazohej në rekomandimin e majit të Komisionit Evropian mori 538 vota të deputetëve në Parlament.

Sipas dokumentit, Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e kushteve kryesore për heqjen e regjimit të vizave, por vendi duhet të vazhdojë përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit, integrimin e të riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

Para votimit eurodeputetja Fajon i bëri thirrje eurodeputetëve të votojnë pro heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Një shumicë të konsiderueshme e eurodeputetëve ishin në favor të propozimit të Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Raporti ka marrë tashmë “vizën” e Komisionit të Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë si dhe Komisionit të Jashtëm të PE-së.

Pas votimit në PE Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian duhet të miratojë me dy të tretat e anëtareve liberalizimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Nëse rezoluta e Fajon miratohet edhe nga Ministrat e Brendshëm të BE-së, në fillim të nëntorit, ajo do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, me gjasë para Krishtlindjeve 2010

express
User avatar
Amon Ra.
Posts: 250
Joined: Wed Jan 06, 2010 2:11 am
Location: Kingdom of the Night

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by Amon Ra. »

Perhajr..i paskan pshtuu
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by hardman »

per hajr koft , kjo eshte mire per krejt shqiptart.

off topic

qysh i lidhin lajmet expressi me festat e t krishterve.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by psy »

"Ndeshja Shqipni-Kosove nuk do te luhet, per arsye te mungeses se lojtarve, pas liberalizimit te vizave per kete dy vende"

(Xenini)
User avatar
metalheart
Posts: 2786
Joined: Fri Jul 07, 2006 4:59 pm
Location: SHKUP
Contact:

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by metalheart »

tash as 30% e popullates nuk mbetet n'Shypni
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by Emcee »

Image

qishtu dishka a..
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by cowboy »

tash ja nisin me i shit tokat, shpit e lopt lol
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by AC/DC »

Tani t'gjithe kosovaret ... nenshtetsi shqiptare ?!
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by GzI3mOsS »

ZUPA
User avatar
Nightwrath
Posts: 1214
Joined: Tue Mar 31, 2009 8:56 pm
Location: Kumanove

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by Nightwrath »

para nentorit spo jau hekshin :D
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by hp11 »

Shume sen i mire...ishalla edhe neve ma shpejt...masi kerkush gati s'foli mire...
User avatar
hardman
Posts: 304
Joined: Wed Nov 18, 2009 5:17 pm

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by hardman »

ka kalu ajo kohe kur krejt kan dashte me ike prej shqiprise.
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by Emcee »

hardman wrote:ka kalu ajo kohe kur krejt kan dashte me ike prej shqiprise.
op man tash krejt hygjym qysh me hy nShipni..
User avatar
Ambassador
Posts: 482
Joined: Fri Dec 12, 2008 7:07 pm
Location: n'mrriz

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by Ambassador »

Shyqyr pi ZOTIT.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Europa heq vizat për Shqipërinë

Post by Clavicula »

nuk mun me pas flukse sikur mas diktatures, se krejt tjera rrethana jon kan ate kohe, tash osht ndrysh. e sa per liberalizim, thjesht ju ka letu punen familjarve te zakonshem, studentave etj, se hajduqve e banditave jo vec viza po edhe me mure me kan, more edhe mu ngri mesdheu se ata prap i arrijne qellimet e veta.

a po thojshin i getoizun shtetet qe kane musliman, si bosnjen e kosoven, e po del qe su kane bash qashtu, po hajt llaf se s'po rrihet kanjihere.

na metem keq, po saber pak, se krejt senet nuk kryhet mrena nates
Post Reply