Një prizrenas vret nënën e tij

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Një prizrenas vret nënën e tij

Post by V | a G r a »

Një prizrenas vret nënën e tij

Image

Një krim i rëndë brenda familjar i natyrës së rrallë ndodhi të martën në orët e hershme të mëngjesit në familjen Bisaku të Prizrenit, me ç’rast djali Mark Bisaku privoi nga jeta nënën e tij, të cilën e theri me thikë, konfirmoi policia në Prizren.

Mëngjesi i të martës ka gdhirë tepër i zymtë në familjen Bisaku, që banon në afërsi të “Qafës së Kishës” në qendër të Prizrenit, duke shënuar kështu një nga krimet më të rënda dhe të rralla familjare.

Policia në Prizren konfirmoi se për motive deri tash të panjohura, Mark Bisaku, 25 vjeçar privoi nga jeta duke therur me thikë nënën e tij, Terezën, 56 vjeçare, ndërsa krimi ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit.

Njëri nga zyrtarët për media pranë Drejtorisë rajonale të policisë në Prizren, rreshteri Vesel Gashi, tha se motivet e rastit akoma nuk dihen, ndërsa sipas disa banorëve dorasi ka pasur probleme mendore.

“I dyshuari është arrestuar, përderisa me urdhër të prokurorit kufoma është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Gashi.

Ndryshe rasti i këtillë me përmasa kaq të rënda brenda familjes, me ç’rast nga jeta privohet nëna, është i pari që ndodh pas lufte në rajonin e Prizrenit. (KD)

express
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Një prizrenas vret nënën e tij

Post by GzI3mOsS »

paskan thon kojshia qe u kon psiqikisht smut !

mos tkishin thon kojshia , se kishim dit
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Një prizrenas vret nënën e tij

Post by Clavicula »

ashiqare qe i smut, aj njeri i shnoshe se vret as ni qen ose mace e le mo nanen e vet qe e ka qit n'ket jete. kyo rast per me tu dhimt
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: Një prizrenas vret nënën e tij

Post by Her! »

Shume lajm i tmerrshem. Njeri normal se bon kit akt kurre. Ksi lajmesh veq n'Shqipni ke mujt me ni deri tash, (Nona e myt qiken - qika nonen) tash ja kan nis edhe knej.

E di qe so momenti me diskutu kit pune, veq spom pelqen qe titull kryesor e kan lon "Një prizrenas vret nënën e tij", kan mujt me lon naj titull tjeter, e mrena lajmit me jep edhe kit informacion (qe vrasesi u kon prej prizreni, ose qe ngjarja ka ndodh nprizren).
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Një prizrenas vret nënën e tij

Post by psy »

Pajtohna Her. T'qenurit prizrenas nuk e bon kerkon vrases, po ku mi ra n'men ati balit qe e ka shkru reportazhin se. Po kush shkrun reportazhe te na mire i kena punt.

PS : ngjarja e tmerrshme. So qudi me naj kap far denimi kolektiv i Zotit vallahin
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Një prizrenas vret nënën e tij

Post by psy »

PS : propozoj hapjen e ni rubrike t'posaqme "FAQJA E ZEZE", me moderatore t'perjetshem Viagren.
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Një prizrenas vret nënën e tij

Post by David Gilmour »

paj ky reportazhi prej naj televizionit shqiptar garant e kan bo, se qishtut i bojn ata titujt


shum keq :( :(
User avatar
çibriti
Posts: 306
Joined: Sat Oct 24, 2009 9:38 am

Re: Një prizrenas vret nënën e tij

Post by çibriti »

NCncncnc katastrofe qfare njeri :(
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: Një prizrenas vret nënën e tij

Post by John Lennon »

po prap ky pshton leht..se masi i smut..cnncncncncnc
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Një prizrenas vret nënën e tij

Post by Emcee »

psy wrote:Pajtohna Her. T'qenurit prizrenas nuk e bon kerkon vrases, po ku mi ra n'men ati balit qe e ka shkru reportazhin se. Po kush shkrun reportazhe te na mire i kena punt.

PS : ngjarja e tmerrshme. So qudi me naj kap far denimi kolektiv i Zotit vallahin
Mu pom doket na veq jena tu e vujt denimin kah pi shoh shipcat..
Post Reply