Terror në klasë

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Terror në klasë

Post by GzI3mOsS »

ToxicGirl wrote:A ka shum shpesh ksi raste ne shkolla te kosoves qe po e boni kiamet a?

edit: pytje serioze esht, kisha pas qef ni pergjegjje :?
o kuku mamii :lol:
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Terror në klasë

Post by Gu3r||@ »

ToxicGirl wrote:A ka shum shpesh ksi raste ne shkolla te kosoves qe po e boni kiamet a?

edit: pytje serioze esht, kisha pas qef ni pergjegjje :?
joo bre ai kurgjo sjon kto, na jena msu, e perdtitshmja mo :p
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Terror në klasë

Post by Emcee »

V | a G r a wrote:

Image
70`at definitivisht jon kthy..

:lol:
Zank1ce
Posts: 1750
Joined: Sat Oct 08, 2005 3:19 am
Location: 0290/70000

Re: Terror në klasë

Post by Zank1ce »

veq apet Pejes sja kalojm me counter strike live
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Terror në klasë

Post by Gu3r||@ »

Zank1ce wrote:veq apet Pejes sja kalojm me counter strike live
aa te na ka t'kalojsh neper korz duhet me hec me ctrl :p
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Terror në klasë

Post by Gu3r||@ »

balat hecin me shift, tuj e frye gjëëksin :p
[M][o][n][n]
Posts: 186
Joined: Fri May 08, 2009 2:51 pm
Location: FERIZAJ

Re: Terror në klasë

Post by [M][o][n][n] »

bett wrote:qykjo ku ka ndodh u kan shkolla jem
ktu e kom kry gjimnazin , sa jam kan une 1 rast u kan me thik, qe jan therr ane kne kjo ndodh @Toxic Girl kogjo shpesh naper shkolla e sidomos naper ato shkolla teknike e bujqesi afganistan osht , nuk ka nxans qe nuk shkon n shkoll pa thik ka qe shkon edhe me arme

m'jau marr thikat e qisi sene qdo nx. naper qeto shkolla qe i permene,brenda dites mujn me qel ni ekspozit t'armve t'ftohta. :(
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Terror në klasë

Post by V | a G r a »

edhe një vrasje dhe ka ndodh dje me 22.09.2010 në ora 9:30

E vrasin në shkollë

Image

V. M, 17 vjeç dyshohet se ka vrarë me thikë Burim Balajn 19 vjeçar . Askush nuk i di motivet e vrasjes, por tash dy familjet janë në hasmëri. I dyshuari për vrasje është arrestuar, kurse familja e viktimës pret sqarime për arsyen e vrasjes

Ka dalë si zakonisht nga shtëpia, por në mbrëmje, familja e tij është lajmëruar se biri i tyre nuk jeton më. Burim Balaj, 19 vjeç nga fshati Gllarevë i Klinës, ka mbetur i vdekur, pasi dyshohet se është qëlluar për vdekje. Dorasi mendohet të jetë V. M 17 vjeç nga fshati Jagodë dhe të dy ishin nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale Fehmi Agani, në Klinë. Motivet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende, por shokët e tyre tregojnë për Express se kohëve të fundit, ata kishin gjithmonë probleme ndërmjet vete.

Madje, vetëm tri ditë para se të ndodhte vrasja, ditën e premte ata kanë pasur zënkë ndërmjet vete. Pasi është plagosur rëndë me thikë, afër shkollës në Klinë, Burim Balaj është transportuar drejt spitalit të Pejës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës.

Të martën, vetëm një ditë pas vrasjes, në familjen Balaj mbretëronte zia. Familja kishte hapur derën për ngushëllime.

Ramiz Balaj, i afërm i viktimës, thotë për Express se kjo nuk është hera e parë që Burimi është sulmuar nga personat e njëjtë.

“Edhe të premten e kaluar djemtë e njëjtë e kanë sulmuar Burimin, mirëpo ai nuk ka treguar në shtëpi. Ne këtë informacion e kemi marrë prej shokëve të tij”, thotë Ramizi për Express.

Madje, sipas tij, dita tragjike e therjes së Burimit me thikë, që është kryer ditën e hënë, ka qenë tërësisht i përgatitur.

“Kjo ka qenë një vrasje e qëllimshme”, thotë Ramizi. Pavarësisht se dyshohet se vrasja është kryer nga 17-vjeçari V. M, i afërmi i viktimës është i bindur se akti është kryer nga një 30 vjeçar.

“Personi që e ka therur atë ka qenë i moshës madhore, afër 30 vjeç, megjithatë policia po thotë që ka qenë i mitur. Por ne këtë gjë nuk e besojmë”, shprehet Ramiz Balaj.
“Informatat e policisë janë të rrejshme”, thotë i bindur Ramizi.

“Nuk bën kështu, policia të japë informata të pavërteta, nuk shkon. Ata duhet që së pari të marrin informata të sakta, e pastaj ta japin lajmin”, shprehet i indinjuar i afërmi i viktimës. Sipas traditave shqiptare, në raste të tilla, familja e viktimës pyetet nëse lejon familjen e dorasit për t’i shkuar për krye-shëndosh.

Këtë kërkesë e kanë bërë edhe djalit i cili dyshohet për vrasje. Por një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar familja Balaj.

“Unë nuk i di zakonet, mirëpo e vret njeriun edhe vjen me e varrosë, kjo nuk do as ligj, e as zakon”, thotë Ramiz Balaj, për Express. Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen në lidhje me këtë rast, Ramizi thotë se nuk e di.

“Së pari ta varrosim djalin, sepse i kemi dhimbjet tona, pastaj do të vendosim se çfarë do të bëjmë me ta”, shprehet ai. Trupi i pajetë i të riut Burim Balaj, deri në mesditën e së martës, ndodhej për autopsi. Gjenda nuk është më mirë as në familjen e Kristë Milicit, babait të djalit i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen.

“Unë si prind i djalit nuk kam dëgjuar kurrë që V. ka pasur ndonjë problem, deri dje kur e kam dëgjuar deklaratën e tij para policisë”, thotë Krista për Express.

Sipas tij, të gjithë familjarët kanë mbetur të çuditur kur kanë dëgjuar se V. ka arritur të bëjë një gjë të tillë.

“Djali im gjithmonë ka qenë i heshtur, punëtor dhe kurrë nuk më ka sjellë probleme në shtëpi”, thotë babai i 17 vjeçarit të arrestuar për vrasje.

“V. kurrë nuk ka shkuar në shkollë i armatosur, edhe thikën me të cilën e ka therur Burimin, nuk ka qenë e tij, ia kanë dhënë shokët”, beson Krista.

Familja Milici tashmë ka filluar të dërgojë njerëz te familja Balaj, për t’i kërkuar faljen e gjakut. Madje, ata kanë kërkuar të marrin pjesë edhe në varrimin e Burimit të ndjerë, por ashtu siç pohuan edhe familjarët e viktimës, ata nuk janë pranuar.

Derisa ka ndodhur tërë kjo tragjedi, drejtori i shkollës, Xhevxhet Berisha, thotë se nuk ka qenë fare në Kosovë. Ai ndodhej në shëtitje me maturantët e kësaj shkolle. Por ai thotë se në detyrën e tij e ka lënë zëvendësin e tij.

“Kur ka ndodhur përleshja e së premtes, unë me maturantët kam qenë në Shqipëri. Kurse kur ka ndodhur rasti i vrasjes, ishim në kufi, duke u kthyer”, thotë drejtori Berisha për Express.

“Zëvendësi im nuk më ka raportuar se ka pasur ndonjë përleshje të mëhershme në shkollën tonë, sepse normalisht ne do të merrnim masa”, tregon ai, edhe pse të dy ngjarjet, rrahja dhe më pas vrasja, kanë ndodhur jashtë objektit shkollor. Megjithëkëtë, për tërë këtë ngjarje, drejtori bën pak përgjegjës edhe lokalet e kafiteritë që janë hapur fare pranë shkollës.

“Pasigurinë më të madhe na e shkaktojnë këto lokale. Unë kam kërkuar nga Komuna e Klinës për të marrë ndonjë masë për këto lokale, por nuk kam marrë kurrë asnjë përgjigje për kërkesën time”, thotë drejtori Xhevxhet Berisha.

Gabimet e policisë
Në lidhje me këtë rast, në pjesën më të madhe, policia e Kosovës ka raportuar gabim. Ata kanë thënë se nxënësit janë të shkollës “Luigj Gurakuqi”, por e vërteta është se ata janë të shkollës “Fehmi Agani”. Më tej në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është 19 vjeç, kurse familjarët tregojnë se ai është 17 vjeç. Përveç kësaj, policia ka raportuar se viktima është 18, por në fakt ai është 19 vjeç.

express
Post Reply