Komuna u jep tenderë ortakëve të djalit të Presidentit

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Komuna u jep tenderë ortakëve të djalit të Presidentit

Post by V | a G r a »

Komuna e Prishtinës u jep tenderë ortakëve të djalit të Presidentit

Image

Për tre vjet rresht Komuna e Prishtinës u ka dhënë tenderë bashkaksionarëve të djalit të presidentit të vendit, Bardhyl Sejdiu. Kjo komunë publikon vetëm çmimin për njësi, e cila shkon në mija euro, por jo edhe vlerën e përgjithshme të kontratës. Zyra e Prokurorimit e kësaj komune nuk ka dhënë përgjigje për gazetën “Koha Ditore”, rreth kësaj, edhe pse është pritur për një javë rresht.

Edhe Bardhyl Sejdiu, nuk ka preferuar të flasë rreth tenderëve të fituar nga kjo komunë bashkaksionari i tij në kompaninë “Empire”, e cila është distributore e kafes, çajit e kakaos. “Nuk kam çka foli për këtë punë”, është shprehur Sejdiu.

Sipas gazetës, ortaku i tij, Isuf Zymeri, ka pranuar se është pjesë e aksioneve në kompaninë “Empire” së bashku me djalin e presidentit Bardhyl Sejdiu.

“Po jemi ortakë. Ai aty ka 50 për qind. Por, në “Toifor” zyrtarisht jam unë. Bardhyli nuk është këtu”, ka theksuar ai, duke shtuar se vlera e një tenderi që fiton kompania “Toifor”, nga Komuna e Prishtinës, është më e vogël se 100 mijë euro. “Ne kemi fituar tenderin për pastrimin e rrugëve nga Komuna e Prishtinës, por kjo nuk ka të bëjë me Bardhylin”, ka deklaruar Zymeri.

Kjo kompani tenderin e parë e ka fituar më 6 prill të vitit të kaluar. Ky aktivitet i prokurimit ishte ndarë në dy pjesë, në të cilën kishte fituar edhe ndërmarrja publike “Pastrimi”. Edhe në vitin 2010 ky aktivitet i prokurimit që ka të bëjë me “pastrimin dhe larjen e rrugëve dhe trotuareve të qytetit për sezonin veror”, është fituar nga kompania “Toifor” dhe nga ndërmarrja publike “Pastrimi”.

Çmimi për njësi në këtë tender për kompaninë “Teifor” ishte 3 mijë e 461 euro, ndërsa në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në ueb – faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të prokurimit Publik nuk figuron sasia e njësive të këtij tenderi. Kurse dy vite më parë, në vitin 2008, biznesmeni Isuf Zymeri, bashkaksionar i Bardhyl Sejdiut, kishte fituar të njëjtin tender atë kohë me një tjetër kompani të quajtur “V.Z Company”. Në këto aktivitete të prokurimit, që kishte të bënte me pastrimin dhe larjen e rrugëve të Prishtinës, kjo kompani paguhet afro 3 mijë euro për një javë. Në anën tjetër në kompaninë “Empire” në të cilën kryeaksionar është Bardhyl Sejdiu, sipas dokumenteve të nxjerra nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, pjesë e saj janë edhe Meriton Abazi, Isuf Zymeri dhe Teuta Abazi.

Përveç kompanisë “Toifor”, e cila është në emër të një ortaku të djalit të presidentit, sipas dokumenteve të nxjerra, nga Agjencia e regjistrimit të Bizneseve, është në emër të një ortaku tjetër të biznesmenit, e që është Meriton Abazi. Në grupin e bizneseve të familjes presidenciale, hynë edhe “London Taxi”, e cila është në emër të Shqipo Sejdiut. Ortakët e tij janë Muhamet Berisha, Etrit Zeneli e Luan Berisha.

“Ndërkaq presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, në formularët e deklarimit të pasurisë për Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, nuk kishte deklaruar si pasuri familjare të djemve të tij, edhe bizneset që kanë Bardhyl e Shqipo Sejdiiu”

express & kohaDitore
Post Reply