SHIK-u është “gjallë”, fiton 200 milionë dollarë në vit

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

SHIK-u është “gjallë”, fiton 200 milionë dollarë në vit

Post by Mondvalsen Junior »

Deklarata publike e ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, se kjo strukturë e krijuar nga PDK-ja ka pushuar së funksionuari në prill të 2008-s, kontestohet në raportin e Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane. Në raportin e këtij Komiteti, i cili është publikuar së fundmi, është theksuar se kjo strukturë edhe më tej është funksionale dhe si e tillë ajo përfiton miliona euro gjatë vitit duke abuzuar qytetarët.
“SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore të PDK-së dhe brenda vitit merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, grabitjeve dhe shantazhit. Kjo strukturë është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe bandave serbe si dhe rrjete të tjera kriminale transnacionale”, thuhet në raport.
Aty ceket se për shuarjen e kësaj strukture mungon vullneti politik shtetëror.
“Në Kosovë jo vetëm që mungon gjyqësori, por mungon edhe vullneti politik për të trajtuar sektorin joformal, për të cilin ka mungesë të legjislacionit për hetimin e krimit të organizuar”, theksohet në raport.
Kjo është mbështetur në faktin se institucionet e Kosovës ende nuk e kanë nxjerrë ligjin antimafia, i cili do të parandalonte këtë fenomen.
“Kosovë nuk ka një ligj antimafia ose një ligj që rregullon konfiskimin e aseteve kriminale si dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Këto dispozita aktualisht janë joekzistente”, ceket në raport, ku është përmendur edhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Ndërkohë, zyrtarët e PDK-së nuk kanë dashur të komentonin për vlerësimin e paraqitur në këtë raport. Dy nënkryetarët e kësaj partie zv.kryeministri Hajredin Kuçi, si dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, Rrustem Mustafa, kanë deklaruar se nuk e kanë parë raportin dhe nuk mund të japin komente.
Por deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDD-së, Gani Geci, i cili njëherësh është kryetar i Komisionit Parlamentar të Inteligjencës, ka deklaruar se ky raport vetëm se i ka forcuar dyshimet se SHIK-u vazhdon të jetë funksional.



Komplet raportin e keni ne: http://www.ncafp.org/raports2010
Post Reply