Varr masiv në Medvegjë

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Varr masiv në Medvegjë

Post by V | a G r a »

Varr masiv në Medvegjë

Image

Në Medvegjë dyshohet për një varr masiv. Sipas dëshmitarëve, te vendi i quajtur Llogori i Markut dyshohet se forcat ushtarake serbe kanë varrosur trupa të pajetë të shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1999. Ai lokacion është vizituar nga zyrtarë të Kosovës.

Një ekip nga Kosova, i përbërë nga anëtarë të delegacionit për bisedime me Beogradin në kuadër të Grupit Punues për Persona të Pagjetur dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, ka realizuar një vizitë të përbashkët me delegacionin e Beogradit në komunën e Medvegjës, në lokacionin ku dyshohet për një varrezë masive.

Prenk Gjetaj, kryesues i delegacionit të Kosovës për personat e pagjetur, i ka thënë gazetës se vizita është realizuar më 29 prill në lokacionin ku dyshohet për një varr masiv me trupat e disa persona, që dyshohet të jenë shqiptarë të vrarë gjatë vitit 99.

Sipas tij, delegacioni kosovar ka bërë kërkesë para një viti te autoritetet e Beogradit që vendi mes fshatrave Sjarinë dhe Topllavë në Medvegjë të vizitohet nga ekspertë të mjekësisë ligjore, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, zyrtarë të EUELX, meqë, sipas tij, ekzistojnë informacione se në atë vend mund të ekzistojë një varr masiv.

“Sipas informacioneve që kemi nga viti i kaluar, kemi mbledh të dhëna nga dëshmitarët se dyshohet në një vend ku ka qenë një bazë ushtarake mes fshatrave Topllavë dhe Sjarinë, te vendi i quajtur Llogori i Markut, gjatë kohës së bombardimeve të NATO në Serbi, ushtarët serbë kanë zbrazur diçka nga kamionët dhe kanë kryer punime e që, sipas dëshmive, besohet se aty janë varrosur disa trupa të pajetë në atë periudhë ”, rrëfen Gjetaj për Express

Sipas kryesuesit të Grupit për Personat e Pagjetur, gjatë vizitës që është bërë dhe gjatë incizimit dhe shikimit të lokacionit , koincidon me informatat e dëshmitarëve se aty mund të ketë një varr masiv.

“Incizim në atë vend koincidon me informatat e dëshmitarëve dhe do të procedohet edhe më tutje kërkesa të organet kompetente që aty të fillojë gjurmimi”, thotë ai.

Aktualisht te vendi i quajtur Llogori i Markut, sipas zyrtarëve kosovarë, është i mbuluar i tëri nga bari dhe se aty shihet qartë vendi i gërmimet nga forcat serbe në vitin 1999.

Gjetaj ka thënë se është herët të flitet për numrin e saktë të kufomave që mund të jenë të varrosura aty e po ashtu nuk mund të dihet se nga cili rajon mund të kenë ardhur këto kufoma, meqë aktualisht ka vetëm dyshime për ekzistencën e një varri masiv.

Lokacioni ku dyshohet për varr masive gjendet në mes të dy fshatrave të banuara me shqiptarë. Dëshmitarët kanë rrëfyer se si natën forcat ushtarake serbe nën dritën e reflektorëve kanë hapur disa gropa e që dyshohet se kanë futur trupa të personave të vrarë”, thotë Gjetaj.

Ndërkohë, dyshimet se në Medvegjë mund të ketë varr masiv i ka ngritur edhe eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu. Ai ka thënë ditë më parë se në bazë të dëshmive dhe informacioneve të siguruara, në atë lokacion mund të ketë varr masiv që dyshohet se trupa të vrarë të shqiptarëve janë varrosur në vitin 1999.

Përderisa zyrtarët e Kosovës janë në pritje të një përgjigjeje për fillimin e gërmimeve në Medvegjë, autoritetet e Beogradit ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje se kur mund të fillojnë gërmimet për varrin tjetër masiv që dyshohet të jetë në Rudnicë, në kufirin mes Kosovës.

02.05.2010 /express/
Post Reply