Babilonia e shkatërruar nga trupat amerikane

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
lumiu
Posts: 1161
Joined: Sun Nov 25, 2007 2:42 pm
Location: ku po thu hajt ?

Babilonia e shkatërruar nga trupat amerikane

Post by lumiu »

Babilonia e shkatërruar nga trupat amerikane

Ushtria Amerikane e ka shkatërruar zonën e mrekullisë së lashtë të Babilonisë në Irak duke e kthyer atë në bazë ushtarake, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.
E shtunë, 01 Gusht 2009 14:10
Pjesa e Kopshteve të Varura në Babiloni u kthye në kampin Alfa pak kohë pas pushtimit të Irakut në vitin 2003 nga SHBA-të.

Trupat ushtarake dhe kontraktorët kanë bërë "dëm të madh" duke bërë gërmime, prerë, gryer dhe shkallëzuar për ta akomoduar atë për nevojat e veta ushtarake thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara atë të UNESCO-së.

"Pjesët më të dëmtuara janë Hyrja e Ishtarit dhe Rruga e Kortezhit," thotë raporti.

Një zyrtar ushtarak thotë se nuk e ka parë këtë raport por thotë se arsye e ndërtimit të bazës ushtarake në këtë vend është ruajtja e këtij vendi.

Qyteti i lashtë i Babilonisë qe gjendet një orë udhëtim me veturë larg Bagdadit, daton që nga koha e Mesopotamisë së lashtë. Ky qytet që gjendet në brigjet e lumit Eufrat ka qenë shtëpi e Hammurabit i cili ndërtoi kopshtet e famshme për gruan e tij.
Aleksandri i Madh donte që ta bënte Babiloninë kryeqytet të tij, por vdiq pa e realizuar këtë dëshirë.

Gjatë kohërave të pushtimeve të ndryshme, arkeologet kanë marrë artizanate të ndryshme për në Evropë. Disa nga këto mund të shihen në muzeun e Berlinit në Gjermani.

Ky vend ishte pushtuar nga Kampi Alfa prej Shtatorit 2003 e deri në Dhjetor të vitit 2004, thotë raporti.

SHBA-të janë pajtuar të paguajnë 800.000 dollarë ndihmë për restaurimin e Babilonisë, thonë zyrtarë Irakian.

"Ishim të pakënaqur kur forcat shumëkombëshe hyrën në këtë qytet të lashtë për ta kthyer në bazë ushtarake edhe pse ato e dinin se sa të rëndësishme janë këto vende për Irakun dhe për tërë botën," thotë Abdulzahra el Talakani, zëdhënës për ministrinë e turizmit në Irak.

Tani kanë filluar planet për pastrimin e zonës në Gusht me ndihmën e qindra vullnetarëve, sipas tij.

Raporti nuk fajëson vetëm trupat Amerikane për dëmet ndaj këtij qyteti 4000 vjeçar të vjetër. Para ardhjes së tyre banorët kishin dëmtuar qytetin me punimet bujqësore në zonat arkeologjike. /cnn/


http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=13816 (fotot)
Post Reply