Zbulohet një varrezë mesjetare me 100 skelete-Zombie!

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Zbulohet një varrezë mesjetare me 100 skelete-Zombie!

Post by rock_boy18 »

Image

Një zbulim rrëqethës bënë kohët e fundit arkeologët e Irlandës, i cili ngjason të ketë dalë nga ndonjë film horror.
Më shumë se 120 skelete njerëzore, që çmohen të jenë që nga shekulli i 8-të, u zbuluan në një varrezë mesjetare. E veçanta e këtij zbulimi është se në nofullat e skeleteve ishin vendosur gurë, një praktik kjo në të cilën drejtoheshin njerëzit me qëllim parandalimin e kthimit pas, të njerëzve të vdekur të cilët riktheheshin si Zombie!
Ky zbulim, ishte fare i rastësishëm, pasi studimi i shkencëtarëve, i cili kishte filluar para gjashtë muajve në rajonin e Roskomon-it në Irlandë, kishte si epiqendër studimin e kishave mesjetare.

Tre nga skeletet e zbuluara ishin ne gjendje të mirë, por me gurët në gojë, nga të cilët dy prej tyre u përkisnin dy burrave njëri 40 dhe tjetri 60-vjeç, ndërsa skeleti tjetër i një të riu rreth të 20-vjeç.
Besimi se Zombiet, dalin prej varreve i ka rrënjët e thella në traditën e Haitit dhe lidhet me VooDoo-t.
Antropologët, fillimisht besuan se gurët në gojën e skeleteve, është një variant i izolimit të Vampirëve. Veç se Legjenda e Vampirëve, filloi të shtjellohej në shekullin e 16-të. Ky zbulim, ndoshta na tregon se është shumë më i hershëm sesa mendohet, ndaj dhe ka shumë tipare të përbashkëta me shumë vende të ndryshme të planetit tonë, vende të cilat ndodhen shumë larg njëra tjetrës.
Post Reply