Pas 14 vajzave, 1 djalë për 71 vjeçarin

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
GLORIA.
Posts: 580
Joined: Tue Jun 23, 2009 6:04 pm

Pas 14 vajzave, 1 djalë për 71 vjeçarin

Post by GLORIA. »

Ndodh edhe kjo. Rexhep Kastrati nga fshati Zatriq i komunës së Rahovecit, është gëzuar me lindjen e një djali dhe atë pas katërmbëdhjetë vajzave.

Por, e pabesueshmja nuk përfundon këtu. Rexhepi, ka as më pak e as më shumë por rrumbullak shtatëdhjetë e një vjet.

Ngjarja që mahniti të gjithë ata që morën vesh, ndodhi në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, në një përkujdesje të mrekullueshme të mjekëve. Por, edhe pse nuk pranojnë të flasin më shumë se si është zhvilluar ngjarja, mjekët thonë se vetë ardhja e djalit pas katërmbëdhjetë vajzave, është mrekulli që nuk do shumë koment.

E më i kënaquri me këtë mrekulli, është vetë babai i fëmijët, plaku Rexhep. Teksa kishte ardhur në spital për ta marrë me vete familjen e tij, ai dukej se po fluturonte nga gëzimi. Me buzëqeshje në fytyrë e me shumë dashuri, plaku po ua kthente urimet të gjithë atyre që i dilnin përpara dhe i uronin lindjen e djalit.

“Se është djalë e kam marrë vesh në muajin e tretë të shtatzënisë. Në fillim nuk e besova dhe i thashë njërës prej vajzave të mia që ishte me mua që të mos ia thoshte askujt këtë gjë.

Doja të bindesha se a ishte e vërtetë apo jo”, e shpjegonte plaku momentin kur kishte marrë vesh se në jetën e tij po i hynte djali i shumëpritur.

Rexhepi, 71-vjeçar, këtë gëzim e përjetoi me gruan e tij të dytë, një mesogrua që e mori në një fshat të Shqipërisë së veriut.

Gruaja e parë ia dhuroi atij njëmbëdhjetë vajza. Njësoj e filloi edhe gruaja e dytë, e cila solli në jetë edhe tri vajza tjera. E kur të gjitha shpresat për një trashëgimtar pothuajse kishin humbur, ndodhi ajo që për plakun ishte mrekulli.

Edhe pse asnjëherë nuk është hidhëruar me faktin se ka pasur vetëm vajza, 71-vjeçari thotë se është gëzuar për djalin për dy arsye. “Jam gëzuar se familja ime do të rritet tash e tutje. Po ashtu jam gëzuar se vajzat e mija, tashmë do ta kenë derën e hapur në shtëpinë e tyre.

Gjithmonë kam pasur frikë se pas vdekjes sime ato nuk do të kenë shtëpi të tyre, e kjo frikë tani nuk ekziston më”, thoshte ai me gëzim.

Nga katërmbëdhjetë vajzat e Rexhepit, dhjetë prej tyre janë të martuara dhe me fëmijë. Shumë prej tyre, e kishin shoqëruar të atin në spital dhe së bashku po përgatiteshin për të festuar lindjen e vëllait.

E padyshim që lindja e këtij djali, përveç babait, gëzim solli edhe te nëna. Por, më shumë se për vete, nusja e re ishte gëzuar për bashkëshortin e saj. “ Jam shumë e lumtur që arrita t’ja dhuroj një djalë burrit tim.

Shpresoj se do të ketë jetë të gjatë dhe të jetojë i lumtur me motrat e veta dhe tërë familjen e tij”, thoshte ajo.

Gëzimi dhe festa e kësaj familjeje të varfër rahovecase do të vazhdojë edhe në shtëpinë e tyre. Djali i shumëpritur, mbase do të jetë arsye që përveç familjes, për disa ditë më radhë të festojë i tërë fshati Zatriq.


http://indeksonline.net/portal/index.ph ... &Itemid=26
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Pas 14 vajzave, 1 djalë për 71 vjeçarin

Post by David Gilmour »

pe paramendoj qfar gzimi ka pas :)
User avatar
Evermore
Posts: 4094
Joined: Sun Sep 07, 2008 10:23 pm
Location: Atlas Air

Re: Pas 14 vajzave, 1 djalë për 71 vjeçarin

Post by Evermore »

mos ka dore Qendrim pisi najsen ktu :P
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Pas 14 vajzave, 1 djalë për 71 vjeçarin

Post by [CORNHOLIO] »

Evermore wrote:mos ka dore Qendrim pisi najsen ktu :P
osht shume e mundur! :arrow:

megjithate lavdi jetes dhe vepres se Rexhep Kastratit
User avatar
Amon Ra.
Posts: 250
Joined: Wed Jan 06, 2010 2:11 am
Location: Kingdom of the Night

Re: Pas 14 vajzave, 1 djalë për 71 vjeçarin

Post by Amon Ra. »

Evermore wrote:mos ka dore Qendrim pisi najsen ktu :P
Hahhahaahhahahahaha pse a Qendrim po kontribon ne shtimin e popullates me djem a :P..?
User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: Pas 14 vajzave, 1 djalë për 71 vjeçarin

Post by ToxicGirl »

se lexova takstin, boll flet titulli edhe ky sen me doket shum shum palidhje!!!
Pse vajza ska vler sikur djali te shqiptart?
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Pas 14 vajzave, 1 djalë për 71 vjeçarin

Post by V | a G r a »

kish me vazhdu hala nese nuk e thirr vdekja :o ...

kish than plaki : dej sa tum punon haleti ska mu nal :mrgreen: ...
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Pas 14 vajzave, 1 djalë për 71 vjeçarin

Post by David Gilmour »


pisssssssss :P
Post Reply