Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
Moderators: Beka Floyd, bg82, username
- rock_boy18
- Posts: 5437
- Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
- Location: n'Mitrovicë
Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
Ajo që është e njohur në mitologjinë botërore si “Arka e Nuhit”, që mundësoi ruajtjen e ADN-së së të gjitha gjallesave për të vazhduar jeta në tokë pas një përmbytje të madhe, të njëjtën gjë ka marr përsipër ta realizoj kompania amerikane Vivos, e cila ka ndërtuar disa bunker special, në mënyrë që para se gjithash njerëzit, të shpëtojnë nga shkatrimi i jetës në tokë që kërcënohet nga shumë faktorë si lufta nukleare, lufta biologjike, terrorizmi masiv, cunami global, “bombat” solare nga dielli, kometat, aktivizimi i shumë vullkaneve, termeteve, apo edhe nga parashikimet e fundit të jetës në tokë në vitin e afërt 2012.
Bunkerët janë shumë luksoz dhe secili nga ata kanë kushtuar nga 100 milion dollarë.
Ata janë të dizajnuar në atë mënyrë që në një atmosferë shtëpiake të jetojnë nga 200 vetë në një kohëzgjatje prej një viti, pa u munguar asgjë për veç se nuk do të mund te dilni prej aty për të shkuar me pushime.
Një bunker i tillë ka një sipërfaqe prej 1850 kuadratëve, posedon sistem për akumulimin e energjisë, puse për nxjerjen e ujit të pastër, filter të ajrit brenda, departament mjekësie dhe teknologjie, hapësira sportive, internet, televizorë LCD… edhe pse në këtë pikë shtrohet pyetja logjike se si mund të përdorin internet ose TV pas një sulmi nuklear, apo një përmbytje të madhe që do të ndodhte jasht tyre ?!
Megjithatë, kompania kaliforiane Vivos, tani më ka ndërtuar një rrjet objektesh të tilla në një thellesi 30-40 metra nën tokë, në disa pjesë të SHBA dhe tani janë duke i shitur ata dhe familjet që dëshirojnë të shpëtojnë në to, duhet të paguajn një çmim prej 50.000 dollarë për person, gjegjësisht 25.000 dollarë për një fëmije, kurse për kafshët shtëpiake që jetojnë me familjen, nuk paguhet aspak.
Misioni i kompanisë Vivos, nuk është thjeshtë krijimi i kushteve për mbijetesën e njerëzimit, por shkon edhe një hap më tej, duke menduar edhe në ruajtjen e ADN-së së shumë specieve tjera, me ç’rast do të ishin të nevojshme për një rilindje tjetër të jetës në tokë./pl/
khuuuu , bunker ma luksoz se ky hala skom pa .
sa per fundin e botes nqoftse ndodh normal se krejt kjo ko mu shnderru nzall ska qka i ik asaj po nejse vyn nese ndodh prej naj bombe nukleare a qka po di ksin qe ndodhin prej duarve te njerzve ...
- V | a G r a
- Posts: 12726
- Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
- Location: Pr!sht!n
- Contact:
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
interesant ...
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
hauhaauhauahauah
kane me dek kta qe e kan ndertu kete bunker e ska mu shkatrru toka.
shume te padijshem te pafete, me tu dhimt.
kane me dek kta qe e kan ndertu kete bunker e ska mu shkatrru toka.
shume te padijshem te pafete, me tu dhimt.
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
po edhe kta bunkera n'air a po ?!
- SchiZo[ph]ReN
- Posts: 98
- Joined: Sat May 16, 2009 1:00 pm
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
barka e Nuhit a.s i ka rujt prej zhdukjes sepse Zoti ka desht qashtu.
e kur ti vjen koha kijametit shkatrimit botes, ska gjalles qe ka me met gjall..
e kur ti vjen koha kijametit shkatrimit botes, ska gjalles qe ka me met gjall..
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
kta ma optimista se shqiptart
hallall.
hallall.
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
Zankice qeky mot edhe parja t'Priesh.
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
shume tbukur kta bunkera ..po qa osht forja..kur tshkatrrohet bota..ska gjasa asni insekt me shpetu..e lemo njerzit...we all are going to be food for worms..and even worms are gonna die MUHAHA....
qe sa optimiste
qe sa optimiste
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
valla veq bubashfabat kan me mbiejtu :p
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
qka jan keta?Gu3r||@ wrote:valla veq bubashfabat kan me mbiejtu :p
- David Gilmour
- Posts: 5122
- Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
- Location: Prizren
- Contact:
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
gothblood wrote:qka jan keta?Gu3r||@ wrote:valla veq bubashfabat kan me mbiejtu :p
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
mos i pafsh kurr, ma mir qe spe din qka jon :pgothblood wrote:qka jan keta?
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
S`na duhen keta bunkera modern i kem bunkeret e xhaxhit enver.
-
- Posts: 32
- Joined: Sat Feb 23, 2008 7:00 pm
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
hahahahhhh ''per tshpetuar nga fundi i botes''...hmmm
Re: Bunker për të shpëtuar nga “fundi i botës”
buba tspitalit ahahahGu3r||@ wrote:mos i pafsh kurr, ma mir qe spe din qka jon :pgothblood wrote:qka jan keta?