Rene Rexhepi kuzhinieri më i miri në botë

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Rene Rexhepi kuzhinieri më i miri në botë

Post by rock_boy18 »

Image
Restoranti i shqiptarit nga Maqedonia Rene Rexhepi, është shpallur si më i miri në botë, shkruan “Gardian”, duke iu referuar listës më të re që çdo vit e përgatit revista prestigjioze e shquar dhe e specializuar britanike “Restorant”.
Restoranti i Rexhepit “Noma” ndodhet në Danimarkë, dhe në të, ky gastronom i talentuar, i cili është edhe gjellëbërësi kryesor, përgatitë vetëm ushqime të vendeve nordike.
Për Rene Rexhepin thuhet se është gjellëbërës i talentuar i cili din të përgatit “çudira të vërteta” duke bërë ushqime nga bimët e egra, lulet dhe gjethet me shije të hidhur të cilat servilen me fryte të freskëta deti.Rexhepi babain e ka shqiptar nga Maqedonia, kurse nënën daneze.
Vendi i parë i restorantit të tij “Noma” është zgjidhur në konkurrencë të fortë në mesin e shumë restoranteve në botë, ndër të cilat edhe “El Buli” spanjoll, që më herët katër vite me radhë ishte zgjedhur vendi më i mirë për ushqim.
/telegrafi
User avatar
metalheart
Posts: 2786
Joined: Fri Jul 07, 2006 4:59 pm
Location: SHKUP
Contact:

Re: Rene Rexhepi kuzhinieri më i miri në botë

Post by metalheart »

e lexova para disa diteve hallall i qoft
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Rene Rexhepi kuzhinieri më i miri në botë

Post by rock_boy18 »

valla op hallall i qoft se mu kon per naj fush ma i miri nbot sosht leht e ky bile edhe shqiptar, ni + i madh per krejt shqiptarin :D
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Rene Rexhepi kuzhinieri më i miri në botë

Post by V | a G r a »

o daj nanen daneze restorantin ne danimark osht krejt tjeter kultur krejt tjeter mentalitet tjeter ushqim tjeter sistem ...

pom vjen mir qe permendet emri shqiptar ...

kur thom tjeter sistem e thom po pse n' shqipri e kosov nuk organizohen gjana t' tilla ku zgjidhen njerzit qe kan vlera qe din me i dhan msim e punsim kultur rinis po shkojn merren me gjana te kota si big-brodhera / korrupsiona / hajnija / ...

hallall kti tipit dhe ishalla e vetdison zoti rinin e sodit e jau jep shendetin e mendjen e mbar / ...
Post Reply