Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
Moderators: Beka Floyd, bg82, username
Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
Duke thënë këtë fjalë, thonë specialistët në fushën e shkencave të kultit, ju pa dashur, mund ti hapni derën forcave të ferrit dhe të ndodheni nën pushtetin e demonëve të frikshëm të cilët mund të prishin në mënyrë të pakthyeshme jetën tuaj.
Ndryshe nga mendimi i përhapur gjërësisht,”Abrakadabra” nuk është një fjalë pa të keq që nënkupton gjëpura pa vlerë.
”Kjo fjalë është një mallkim i lashtë magjik, me anën e të cilit thërriteshin forcat e fuqishme të botës së përtejme”- thotë eksperti anglez në fushën e studimeve paranormale Roger Nedfield.
Në gojën e një okulisti me përvojë, kjo fjalë mund të jetë një mjet drejtimi mjeshtëror të këtyre forcave për të kryer punë të mira dhe të liga.
Kurse për njeriun e panjohur me të fshehurat e ezoterikës dhe që e thotë këtë fjalë ashtu kot, pa e menduar gjatë, ajo mund të ndjellë një ogur të keq.
Prejardhja e saktë e fjalës “Abrakadabra” nuk dihet. Ajo përmëndet për herë të parë në shkrim në poemat e autorit latin të shekullit II, Kuint Sever Saminok, megjithëse linguistët thonë se ajo është shumë më e vjetër.
Kjo fjalë është gjysëm polindromë, që do të thotë se lexohet njëlloj si nga e majta në të djathtë, ashtu dhe nga e djathta në të majtë. Kuptimi i saj ështtë...pafundësia.
Mjekët në Romën e lashtë e përdornin këtë fjalë për të kuruar ethet dhe dhimbjen e dhëmbëve.
Në një pergamenë në formë trekëndëshi fillimisht shkruan të gjithë fjalën e plotë, pastaj në çdo rradhë hiqnin nga një gërmë nga fundi, derisa mbetej gërma “a”.
Pergamenin më pas e mbanin si hajmali.
Kaluan shekuj: Njerëzit e harruan përdorimin me vend të kësaj fjale.
Madje ndodhte që njerëzit ta përdornin atë për t’u tallur, teksa rezultatet qëllonin të ishin tragjike.
Po ju përmend disa prej tyre:
Në vitin 1975 në Angli, daja i një vogëlusheje 7 vjeçare po i tregonte të mbesës ditën e lindjes, disa numra shpejtësie. Ai nxorri nga kapelja e vet një lepur, tha fjalën e ndaluar dhe ... papritur u zhduk në ajër. Ai u shfaq sërish vetëm pas 4 vitesh, larg shtëpisë, në një kontë tjetër me emrin Devonshire.
Flokët e burrit 36 vjeçar ishin bërë borë të bardha dhe vazhdimisht mërmëristë dicka për “botën e demonëve”.
Në vitin 1981 Pronari i një firme në Demojna shteti i Ajoua në ShBA, i cili tregtonte materiale hidrosanitare, rastësisht nxorri si padashur nga goja këtë fjalë enigmatike, tek lëvdonte juristin e vet i cili i bënte bisht me ustallëk pagesave të tatimeve dhe fjala e mallkuar solli një sulm të tillë të demonëve mbi fabrikë sa ajo u boshatis e tëra dhe si përfundim pronarit iu desh ta mbyllte.
Në vitin 1998, në Australi një djalë 5 vjeçar po luante me një lodër fëmijësh që quhej “thesi magjik” të cilin ia kishin dhuruar për Krishtlindje. Djalit se si i doli pa dashur nga goja fjala “Abrakadabra” dhe papritur shtëpia u mbush me krijesa të mëdha dhe të frikshme, të cilat e rrëmbyen nënën e tij dhe u zhdukën së bashku një herë e përgjithmonë.
Mendohet se të ligën e ndjell jo vetëm shprehja e kësaj fjale por dhe ndërthurja e saj me faktorë të tjerë magjikë.
Nëse ju e thoni rastësisht fjalën “Abrakadabra” njëherësh , me katër njerëz të tjerë të qytetit tuaj, duke formuar kështu një pentagram, prisni fatkeqësi të mëdha.
Unë nuk e njoh mekanizmin e veprimit të mallkimeve të lashta prandaj ju këshilloj të mos e thoni dhe të mos e shkruani kurrë këtë fjalë.
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
per satanista vlen e kunderta,nese e permenin kto,jane afer dashurise se tyre"Ferrit"qe per ta eshte PARAJSË!
Go cowboy go
Go cowboy go
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
.
Last edited by Agonn. on Fri Aug 20, 2010 12:55 pm, edited 1 time in total.
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
Nuk osht polindrome
ku e more ket send?
hmm e megjithato autori e permen ket fjale nja 5 here n'shkrim.Unë nuk e njoh mekanizmin e veprimit të mallkimeve të lashta prandaj ju këshilloj të mos e thoni dhe të mos e shkruani kurrë këtë fjalë.
ku e more ket send?
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
E lexova me ni forum, m`erdh interesant shume e thash t`kqyri cka po ja merr menja ktu, se m`doket forumi shqiptar me mas shumti "satanista" o ky i joni
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
hahahahaha nejse ne kosov leje qe nuk ka satanista, po as naj sen tjeter te mirfillt se na qysh te na konvenon bojm , nesjeEvermore wrote:E lexova me ni forum, m`erdh interesant shume e thash t`kqyri cka po ja merr menja ktu, se m`doket forumi shqiptar me mas shumti "satanista" o ky i joni
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
ky artikull koka si me thon: kush shan ja q.. nonen.
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
skoka e vertet,se e mora nje pjate edhe e shtrengova me dy durt edhe kam thon ABRAKADABRA 10 her shpejt edhe nuk u zhduk...mu kon e vertet ish zhduk :shsmile:
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
:shsmile: :shsmile: pse nuk e provove ni lug ajo me e vogel ndoshta kish funksonuBlueEyes wrote:skoka e vertet,se e mora nje pjate edhe e shtrengova me dy durt edhe kam thon ABRAKADABRA 10 her shpejt edhe nuk u zhduk...mu kon e vertet ish zhduk :shsmile:
- MaNgupja_nR1
- Posts: 7435
- Joined: Sat May 13, 2006 1:27 pm
- Location: KingstonTown
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
ABRAKADABRAAAAAA
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
Kete Shkrim mundeni me gjet te Libri ''Kodet Magjike'' qe tregon per Masonet dhe Kultin Satanik sepse kjo Fjal ka qen shum e hershme dhe e kan perdor per Rituale dhe per Fuqi Satanike dhe per Adhurim te nje Zoti SUPREM: LUCIFER.
A sa per Temen s'e di sa eshte e vertet mue s'po me ndoket hiq por mashum eshte per me shtin FRIK tek njerzit, por tek Satanistet perdoret kjo.
Qe doni me gjet per mashum lexoni Librin ''Kodet Magjike''
PS: Qendrim shum Xhahil je :shsmile:
A sa per Temen s'e di sa eshte e vertet mue s'po me ndoket hiq por mashum eshte per me shtin FRIK tek njerzit, por tek Satanistet perdoret kjo.
Qe doni me gjet per mashum lexoni Librin ''Kodet Magjike''
PS: Qendrim shum Xhahil je :shsmile:
Last edited by cowboy on Wed Nov 18, 2009 9:44 pm, edited 1 time in total.
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
sa trip sot tuj i ushtru 5 njerz me thon fjalen ABRAKADABRA per njeher,edhe asnjeher skan mujt me thon njejt.. :shsmile:GLORIA. wrote::shsmile: :shsmile: pse nuk e provove ni lug ajo me e vogel ndoshta kish funksonuBlueEyes wrote:skoka e vertet,se e mora nje pjate edhe e shtrengova me dy durt edhe kam thon ABRAKADABRA 10 her shpejt edhe nuk u zhduk...mu kon e vertet ish zhduk :shsmile:
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
MaNgupja_nR1 wrote:ABRAKADABRAAAAAA
Boooooooooo
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
Kurrë mos thuaj kurrë, qeto e kom ni si shpesht, a qeto Kurrë mos thuaj "abrakadabra", po get qe pi naj neje u dal
Re: Kurrë mos thuaj "abrakadabra"
Qiru Bu qiri Ba